Prishtinë, 05.08. 2020
Zëvendësministrja Znj. Fatbardha Emini së bashku me Zëvendësministren Znj.Magbule Shkodra morën pjesë në Inaugurimin e Projektit ‘’Zgjerimi i rrugës ‘’Avdurrahim Shehu’’- Kaçanik’’.
Ky projekt është financuar nga granti i performancës komunale i cili bashkëfinancohet nga fondet e Ministrisë së Pushtetit Lokal, nga fondet e qeverisë Zvicerane përmes SDC/DEMOS, nga fondet e qeverisë Suedeze përmes SIDA-s dhe nga fondet e Qeverisë Norvegjeze përmes NORAD, në vlerë të financuar prej 69.508.00€. ndërsa vlera e bashkfinancuar nga Komuna është 130.427.00 €. Vlera e projektit është në total 199.935.00 €.