23 korrik 2020, Prishtinë
Zëvendësministret znj. Magbule Shkodra dhe znj.Fatbardha Emini morën pjesë në inaugurimin e projektit “Ndërtimi i sheshit të qytetit faza e dytë”.
Ky projekt është financuar nga granti i performancës komunale i cili bashkëfinancohet nga fondet e Ministrisë së Pushtetit Lokal, nga fondet e qeverisë Zvicerane përmes SDC/DEMOS, nga fondet e qeverisë Suedeze përmes SIDAs dhe nga fondet e Qeverisë Norvegjeze përmes NORAD, në vlerë të financuar prej 124,461.00€, ndërsa vlera e bashkfinancuar nga komuna është 11,587.00 €. Vlera e projektit është në total 136,048.00€.