Në kuadër të fondit IPA -I- faza e VII-të, është inauguruar projekti për ndërtimin e objektit të Shkollës së mesme në Roganë, komuna e Kamenicës për 600 nxënës me gjithsej 2521 m².
21.03.2016, Roganë
Në kuadër të fondit IPA -I- faza e VII-të, është inauguruar projekti për ndërtimin e objektit të Shkollës së mesme në Roganë, komuna e Kamenicës për 600 nxënës me gjithsej 2521 m².
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është përfituese kryesore e programit Komunal për Zhvillim të Infrastrukturës Ekonomike dhe Sociale në Komunat e Republikës së Kosovës derisa Komuna është përfituese e projektit.
Në ceremoninë e inaugurimit të projektit nga faza e VII Llot 1 morrën pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Begzad Sinani, Anila Statoci-Dila, Zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Kristof Stock, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Sami Isufi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij fondi është që të përkrahet implementimi i kërkesave të Partneritetit Evropian, përmes përmirësimit të shërbimeve komunale duke përfshirë zhvillimin e mëtejmë të infrastrukturës ekonomike dhe sociale.