Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Indeksi komunal i konkurrencës 2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar nga  ana e UBO Consulting-a i USAID-a, me rastin e  shpalljes së  indeksit komunal të konkurrencës 2013.

25 qershor 2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar nga  ana e UBO Consulting-a i USAID-a, me rastin e  shpalljes së  indeksit komunal të konkurrencës 2013.

“Qeveria e Kosovës po mundohet të vendos kapacitete zhvillimore dhe infrastrukturën publike për të mundësuar kushte më të mira për biznese dhe të lehtësojë bizneset duke i zvogëluar edhe harxhimet  e tyre” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

“Kjo Qeveri gati në të gjitha lamitë po stimulon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të të gjitha profileve sidomos të bizneseve inovative që ta kenë zhvillimin e tyre në Kosovë ”, theksoi ne fjalën e tij, z. Petrovic.

Në fund të fjalimit, Petrovic konkludoi se analiza e komunave në atë drejtim është  e rëndësishme dhe kjo vlen para së gjithash për kryetarët e komunave, por edhe për vet biznesmenët . Komunat duhet ta zhvillohen ekonomikisht sepse kjo është mënyra e vetme e suksesit, në mënyrë që të rinjtë të mbesin këtu dhe diaspora të investojë në Kosovë.

Në takim  mori pjesë drejtoresha e USAID-a Maureen Shauket, kryetari i UBO Consulting-a Uliks Osmani, dhe Zëvendësministri i Tregtisë dhe  Industrisë, z. Bernard Nikaj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors