Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Informatë lidhur me seminaret për Financat Lokale me Komunat

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me USAID/DEMI dhe Ministrin e Financave  ka mbajtur një  cikël të ri të punëtorive  mbi Financat Lokale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me USAID/DEMI dhe Ministrin e Financave  ka mbajtur një  cikël të ri të punëtorive  mbi Financat Lokale. Qëllimi i këtyre punëtorive ka qenë:

•    Fuqizimi i Kuvendit Komunal si organ më i lartë në komunë;
•    Përmirësimi/avancimi i procesit të buxhetimit në komunë;
•    Zgjerimi i njohurive të kuvendit Komunal për financat lokale;

Punëtoria  ka qenë e organizuar në tri module: moduli i parë  me temën pasqyra e përgjithshme e financave komunale të hyrave dhe shpenzimeve prezantuar nga përfaqësues të UDAID/DEMI, moduli i dytë Zhvillimi i procesit buxhetor 2014 -2016- buxheti i komunave, prezantuar nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe moduli i tretë prezantuar nga përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

MAPL ka  trajtuar temën: Analizimi i Raporteve Financiare me fokus në të Hyrat Vetanake.

Punëtoria  është realizuar në tetë grupe ku pjesëmarrës kanë qenë anëtaret e Komitetit për Politik dhe Financa dhe Drejtorët e Drejtorive për buxhet dhe Financa  nga komunat partnere të USAID/DEM-it.

Me dt. 20.02.2013 është mbajt punëtoria me komunën e Parteshit, Ranillugut, Kllokot dhe Shtërpc; me dt. 22.02.2013 me komunën e Fushë Kosovës, Novobërdës dhe Graçanicës; me 26.02.2013 me komunën e Pejës dhe Istogut; me 28.02.2013 me komunën e Gjilanit, Kamenicës dhe Kaçanikut; me dt. 05.03.2013 me komunën e Prizrenit dhe Mamushës; me dt. 07.03.2013 me komunën e Suharekës dhe Malishevës; me dt. 12.03.2013 me komunën e Rahovecit, Deçanit dhe Junikut; dhe me dt. 14.03.2013 me komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors