Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me USAID/DEMI dhe Ministrin e Financave ka mbajtur një cikël të ri të punëtorive mbi Financat Lokale
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me USAID/DEMI dhe Ministrin e Financave ka mbajtur një cikël të ri të punëtorive mbi Financat Lokale. Qëllimi i këtyre punëtorive ka qenë:
• Fuqizimi i Kuvendit Komunal si organ më i lartë në komunë;
• Përmirësimi/avancimi i procesit të buxhetimit në komunë;
• Zgjerimi i njohurive të kuvendit Komunal për financat lokale;
Punëtoria ka qenë e organizuar në tri module: moduli i parë me temën pasqyra e përgjithshme e financave komunale të hyrave dhe shpenzimeve prezantuar nga përfaqësues të UDAID/DEMI, moduli i dytë Zhvillimi i procesit buxhetor 2014 -2016- buxheti i komunave, prezantuar nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe moduli i tretë prezantuar nga përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
MAPL ka trajtuar temën: Analizimi i Raporteve Financiare me fokus në të Hyrat Vetanake.
Punëtoria është realizuar në tetë grupe ku pjesëmarrës kanë qenë anëtaret e Komitetit për Politik dhe Financa dhe Drejtorët e Drejtorive për buxhet dhe Financa nga komunat partnere të USAID/DEM-it.
Me dt. 20.02.2013 është mbajt punëtoria me komunën e Parteshit, Ranillugut, Kllokot dhe Shtërpc; me dt. 22.02.2013 me komunën e Fushë Kosovës, Novobërdës dhe Graçanicës; me 26.02.2013 me komunën e Pejës dhe Istogut; me 28.02.2013 me komunën e Gjilanit, Kamenicës dhe Kaçanikut; me dt. 05.03.2013 me komunën e Prizrenit dhe Mamushës; me dt. 07.03.2013 me komunën e Suharekës dhe Malishevës; me dt. 12.03.2013 me komunën e Rahovecit, Deçanit dhe Junikut; dhe me dt. 14.03.2013 me komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.