Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Informatë lidhur me seminarin për të hyrat vetanake bazuar në rregulloret për tarifa ngarkesa dhe gjoba

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me datën 19.12.2013 ka mbajtur seminarin lidhur me të hyrat vetanake bazuar në rregulloret për tarifa ngarkesa dhe gjoba.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal  me datën 19.12.2013 ka mbajtur seminarin  lidhur me të hyrat vetanake bazuar në rregulloret për tarifa ngarkesa dhe gjoba.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë gjetja e mundësive për përmirësimin e qasjes ndaj inkasimit më të madh të të hyrave vetanake.

Në  këtë takim morën pjesë  43  përfaqësues  nga komunat shumë nga ata ishin zyrtar të të hyrave vetanake dhe pjesa tjetër Zyrtar Kryesor Financiar.

Prezantues në këtë seminar ishin Besim Kamberaj Udhëheqësi i Departamentit  për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, Fetije Begolli Udhëheqëse e Divizionit për Avancim të Buxheteve Komunale dhe Xhevat Tafa Udhëheqës i Divizionit të Monitorimit të Komunave.
Prezantues nga Ministria e Financave ishte Jak Ndrecaj analist i buxhetit
Temat të cilat u prezantuan  në këtë seminar ishin:
• Përgatitja dhe mbikëqyrja e rregulloreve për tarifa ngarkesa dhe gjoba
• Vlerësimi i ligjshmërisë së rregulloreve për tarifa ngarkesa dhe gjoba
• Planifikimi dhe inkasimi i të hyrave vetanake dhe
• Bartja e të hyrave vetanake

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors