Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 5 qershor 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Zubin Potokut me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane.
Prishtinë, 5 qershor 2015
Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 5 qershor 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Zubin Potokut me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Ekipi i MAPL-së i kryesuar nga z. Yll Valla, Udhëheqës i Divizionit për Integrim Evropian dhe Shkëlqim Jakupi, Zyrtar i lartë për zhvillim të dokumenteve strategjike u priten nga kryetari i komunës së Zubin Potokut z. Stevan Vuloviq dhe përfaqësuesi nga USAID.
Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Më tej, z. Valla, para të pranishmëve prezantoi dhe diskutoi lidhur me obligimet e lartpërmendura nga të cilat burojnë detyra dhe përgjegjësi të cilat janë pjesë përbërëse e vetë punës së komunës me qëllim që të fuqizohet ngritja e efikasitetit dhe efektivitetit në çështjen e ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët lokal. Gjithashtu, temë e diskutimit ishte edhe çështja e caktimit të Zyrtarit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe punësimit të Zyrtarit të ri Komunal për Integrime Evropian.
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, bashkërisht u dakorduan që komuna të ofroj të dhëna për 6 mujorin e parë të vitit 2015 lidhur me përmbushjen e obligimeve që dalin veçanërisht nga Plani i Veprimit për MSA-në. Po ashtu, në fund të takimit u ri-konfirmua vazhdimi i angazhimit dhe bashkëpunimit për të përmbushur detyrimet e përbashkëta nga agjenda evropiane.