Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së, me 10 shtator 2014 ka mbajtur punëtorinë me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjensionit Kosovar të Privatizimit dhe Drejtorët e Drejtorive për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunat e Republikës së Kosovës në të cilin takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional, lidhur me kërkesat për kthimin e pronave shoqërore në menaxhim dhe administrim të komunave, shpronësimin dhe azhurnimin e librave kadastral bazuar në vendimet e shpronësimeve të bëra, komasacion dhe vështirësitë që kanë komunat me dokumentacionin, ndërrimin e njëanshëm të titullarit në librat kadastral nga NSH-të tek personat tjerë dhe Komunat, si dhe çështje tjera të cilat ndërlidhen me menaxhimin dhe administrimin e pronës. 11 shtator 2014
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së, me 10 shtator 2014 ka mbajtur punëtorinë me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjensionit Kosovar të Privatizimit dhe Drejtorët e Drejtorive për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunat e Republikës së Kosovës në të cilin takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional, lidhur me kërkesat për kthimin e pronave shoqërore në menaxhim dhe administrim të komunave, shpronësimin dhe azhurnimin e librave kadastral bazuar në vendimet e shpronësimeve të bëra, komasacion dhe vështirësitë që kanë komunat me dokumentacionin, ndërrimin e njëanshëm të titullarit në librat kadastral nga NSH-të tek personat tjerë dhe Komunat, si dhe çështje tjera të cilat ndërlidhen me menaxhimin dhe administrimin e pronës.
Pjesëmarrësit janë pajtuar që për të gjitha çështjet e ngritura të organizohen takime të veçanta pune për të lehtësuar zbatimin e përgjegjësive ligjore. Gjithë ky proces do të koordinohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me qëllim të zbatimit të rekomandimeve të dala nga kjo punëtori.