Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Informatë nga takimi këshillues i përbashkët mes MAPL-së dhe OSBE-së

Me datën 2-3 Korrik 2015, është mbajtur takimi i përbashkët këshillues në mes të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe misionit të OSBE-së në Kosovë, për të diskutuar Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale dhe Planin e veprimit 2016-2026.  Me rastin e hapjes së punëtorisë, Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Lubomir Maric theksoi rëndësinë e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale, aktivitet e planifikuara në funksion të avancimit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë dhe për prioritetet e periudhës 3-vjeçare të planifikuar në koston financiare të strategjisë. Në këtë takim ishte prezent edhe ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean Claude Schlumberger, i cili vlerësoi punën e grupit hartues të strategjisë për vetëqeverisje lokale, duke shprehur gatishmërinë e OSBE për të mbështetur zbatimin e objektivave të përcaktuara në këtë strategji.
7 korrik 2015, Prishtinë

Detajet e strategjisë, objektivat dhe aktivitet e planifikuara u prezantuan nga Rozafa Ukimeraj, Drejtoreshë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave. Ukimeraj sqaroi se strategjia për vetëqeverisje lokale është dërguar për vlerësim në Ministrinë e Financave dhe Zyrën për Planifikim Strategjik, e cila pas marrjes së konfirmimeve pozitive nga këto dy institucione, ajo do të dërgohet për aprovim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Strategjia për vetëqeverisje lokale parasheh realizimin e pesë objektivave kryesore, të përqendruara në rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike, sociale dhe  strukturore lokale, krijimin e një kornize për qeverisje të mirë dhe rregullimin efektiv, forcimin e kapaciteteve institucionale të vetëqeverisjes lokale, forcimin e partneriteteve ndërmjet pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe bizneseve dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore si dhe afirmimin e diversitetit kulturor, etnik dhe gjuhësor në komuna.

Për objektivat strategjike prezantuan edhe Besim Kamberaj, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim rajonal; Agron Maxhuni, Drejtor i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave; Avni Sahiti, Drejtor i Departamentit për Transparencë Komunale dhe Diellor Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Politikave në MAPL.

Takimi përfundoi me identifikimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe dakordimin e grupeve për koordinimin e veprimeve gjatë periudhës së ardhshme 3-vjeçare, me qëllim të realizimit të plotë të objektivave strategjike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors