Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

INFORMATË NGA TAKIMI ME ZKIE-të

Në Ndërtesën e Qeverisë (ish–Rilindja) është organizuar takimi i radhës me Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane 28 shkurt 2014

Në Ndërtesën e Qeverisë (ish–Rilindja) është organizuar takimi i radhës me Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane për të diskutuar lidhur me:

1) Prezantimi i Raportit për Zbatimin e Planit të Veprimit Komunal për Negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Janar – Dhjetor 2013
2) Finalizimi i Indikatorëve në Planin e Veprimit Komunal për MSA 2014
3) Obligimet e komunave bazuar në PVMSA-në 2014
4) Diskutim i hapur

Udhëheqësja e DIE-së në MAPL znj. Venera Kosumi hapi takimin duke u dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve. Më tej, znj. Kosumi theksoi se “Tek Raporti për zbatimin e Planit të Veprimit Komunal për NMSA-në 2013 duhet përmendur se komunat në përgjithësi kanë shënuar një progres të theksuar në çështjen e raportimit dhe ofrimit të të dhënave, përveç disa komunave për të cilat ende ka hapësirë për përmirësim. Raporti përfshin të dhënat për 33 komuna, ndërkaq 5 komunat e tjera nuk kanë raportuar aktivitetet e tyre. Krahas kësaj është bërë përmbledhja e të dhënave, analizimi dhe vlerësimi i tyre nga ana e zyrtarëve të MAPL-së. Për më gjerësisht do t’ju përcjellim raportin final për vlerësim dhe komente, ku ju do të keni mundësinë të shihni të arriturat e komunave tua dhe obligimet të cilat kanë mbetur pa u përmbushur.
Pikë esenciale është edhe Finalizimi i Indikatorëve në Planin e Veprimit Komunal për MSA-në 2014. Ky plan përfshin një gamë të gjerë të veprimeve dhe indikatorëve, ku ne jemi munduar që nga veprimet t’i nxjerrim indikatorët me qëllim që tu lehtësojmë punën komunave. Në këtë kontekst, në adresë të komunave ne u kemi përcjellë matricën e Planit të Veprimit komunal për MSA-në 2014 së bashku me veprime dhe indikatorë, mirëpo nga komunat nuk kemi marrë asnjë koment. Komentet e juaja janë më se të nevojshme ngase direkt prekin punën tuaj dhe ju jeni ata të cilët do të ballafaqoheni me këto sfida. Do të ishte mirë që të rishikoni dhe njëherë matricën e Planit të Veprimit Komunal për MSA-në 2014  dhe të epni komentet e juaja për shkak se ne planifikojmë që në javën e parë të muajit prill 2014 të ju dërgojmë këtë plan për plotësim dhe më pas të publikojmë raportin final”.
Zyrtarja për Integrim dhe Riintegrim në MAPL znj. Vjosa Shehu prezantoi  “Raportin për Zbatimin e Planit të Veprimit Komunal për Negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Janar – Dhjetor 2013”. Ajo i përmendi dhe i shpjegoi radhazi pikat kryesore duke dhënë shifra kuantitative për secilën fushë si në “ qëllimin e raportit, forcimin e kapaciteteve të Administratës në nivelin lokal, nivelin dhe numrin e trajnimeve të ofruara nga komunat dhe ministritë, perfromancën e punonjësve civil, rritjen e besueshmërisë së dokumenteve të lëshuara nga komunat, të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve, sigurimin e qasjes në arsim dhe luftimin e braktisjes së shkollimit, sektorin e bujqësisë, përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe të transportit në zonat rurale, shfrytëzimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, auditimin e brendshëm, përmirësimin e politikave sociale dhe politikat e shëndet publik, fushën e mjedisit, programet e bashkëpunimit ndërkufitar etj”.
Zyrtari për Standarde të BE-së z. Yll Valla në MAPL foli për  “Obligimet e komunave bazuar në PVMSA-në 2014”. Ai theksoi se fillimisht ky plan është miratuar në Qeverinë e Kosovës dhe së fundi para 2 ditësh është miratuar edhe nga Kuvendi i Kosovës. Nëse e krahasojmë PVMSA-në e vitit 2013 me atë të 2014 del të jetë se PVMSA-ja e vitit 2014 ka më shumë masa dhe veprime për tu përmbushur. Më tej, z. Valla prezantoi obligimet e komunave të cilat janë nxjerrë nga PVMSA-ja e vitit 2014, kështu duke shpjeguar veprimet për fushat me rëndësi. Ai theksoi se disa nga veprimet janë të përsëritura nga plani i vitit 2013 ndërkaq një pjesë e konsiderueshme e veprimeve janë shtuar me planin e ri.

Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane u pajtuan me vlerësimet e dhëna nga zyrtarët e lartë të MAPL-së, si dhe shprehën pajtimin e tyre që takimet të mbahen në javën e fundit të çdo muaji. Po ashtu, ata u pajtuan që takimet të mbahen 1 muaj nga kolegjiumi për integrime evropiane dhe 1 muaj nga MAPL-ja. Gjithashtu, ZKIE-të vlerësuan takimin e mbajtur dhe theksuan që këto takime janë frytdhënëse dhe të mirëseardhura për neve. Ata u dakorduan që MAPL t’ju përcjell edhe njëherë përmes emailit Matricën e Planit të Veprimit për MSA-në 2014 me veprimet dhe indikatorët e përfshirë me qëllim të dhënies së kontributit të tyre në këtë matricë.

Në përmbyllje të takimit znj. Venera Kosumi, Udhëheqëse e DIE-së i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen në takimin e sotëm duke theksuar se “Shpresoj që së bashku të nxisim hapat drejt perspektivës së anëtarësimit në BE. MAPL, është e gatshme që çdo herë të ofrojë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme komunave me qëllim të lehtësimit të procesit gjithëpërfshirës të integrimit evropian”.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors