Në organizim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, u mbajt takimi informues me anëtarët/et e kuvendeve të komunave Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të nëntorit 2013.
18 dhjetor 2013, Mitrovicë
Në organizim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, u mbajtë takimi informues me anëtarët/et e kuvendeve të komunave Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të nëntorit 2013. Ky takim informues pati për qëllim njoftimin e të zgjedhurve në komunat për zbatimin e procedurave ligjore për konstituimin dhe funksionalizmin e organeve komunale.
Takimin e hapi sekretari i përgjithshëm i MAPL-së, Besnik Osmani, ku u shpreh i gatshëm për mbështetjen institucionale ndaj anëtarëve të kuvendeve të komunave. Në këtë takim informues prezantuan Agron Maxhuni nga MAPL-ja dhe Nenad Taliq nga USAID/DEMI.
Temat e prezantimeve ishin; procedura për organizimin dhe mbajtjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës, procedura për dhënien e betimit të anëtarëve të kuvendeve të komunave, si dhe kryetarëve të komunave, procedura e deklarimit të pasurisë pas marrjes së mandatit, procedura e zgjedhjes së zëvendëskryesuesit të kuvendit dhe nënkryetarit të komunës për komunitete, procedura e zgjedhjes së Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, procedura e themelimit të komiteteve obligative.