Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës, u mbajt takimi me kryetarët e Komunave të Kosovës ku u diskutua procesi i emërtimit të rrugëve në qytetet e Republikës së Kosovës.
04 prill 2014, Prishtinë
Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës, u mbajt takimi me kryetarët e Komunave të Kosovës ku u diskutua procesi i emërtimit të rrugëve në qytetet e Republikës së Kosovës.
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Basri Musmurati tha se , implementimi i Sistemit të Unifikuar të Adresave në Kosovë është një nga prioritetet e Qeverisë në raport me perspektivën e integrimit evropian.
Zëvendësministri Musmurati tha se mbështetjen profesionale dhe ligjore në këtë çështje do të ofrojnë udhëzimet administrative, të miratuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe në manualin e krijuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Ai tha se ky projekt realizohet në kuadër t projekteve të shumta me komunat që janë të përcaktuara edhe si kritere të Bashkimit Evropian, dhe porositi kryetarët komunave që ky projekt të trajtohet me seriozitet. “Kërkojmë nga ju që të angazhoheni plotësisht në procesin e implementimit të sistemit të adresave në komunën tuaj, ku përfshihen, para së gjithash, caktimi i emrave të rrugëve për ato rrugë që nuk kanë emra, ndryshe nuk ka mundësi që të shfrytëzohen adresat zyrtare dhe unike” porositi Zëvendësministri Musmurati .
Udhëheqës i ekipit të projektit të BE-së në Kosovë, z. Frank Nan tha se nga perspektiva e donator vlerëson se ky është një projekt mjafti me interes për Kosovën dhe se regjistrimi i adresave zyrtare do të jetë i rëndësishëm edhe për vetë administratën publike. Ai potencoi se implementimi i këtij projekti kërkon angazhimin e institucionaleve lokale në mënyrë që të implementohet me kohë dhe me sukses.
Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit Kadastral të Kosovës, z. Murat Meha tha se regjistrimi i adresave është i ndërlidhur edhe me regjistrin civil dhe si të përbashkëta mundësojnë funksionimin unik të tërë sistemit.
Ai tha se Agjencia Kadastrale e Kosovës e ka bërë identifikimin e 22.000 rrugëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe identifikimin dhe regjistrimin e 43.000 hyrjeve të banesave.
Ndërsa , deri më tani emërtimin e rrugëve e kanë kryer 8 komuna, 11komuna i kanë formuar Komisionet për Emërtimin e Rrugëve, ndërkaq 15 komuna janë në fazën e formimit të komisioneve, ndërsa AKK ja vlerëson se koha optimale për përmbylljen e emërtimit të rrugëve nga ana e të gjitha komunave të Republikës së Kosovës është 1 korriku 2014.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që është sponsoruesja kryesore legjislative e komunave, është angazhuar përmes komisioneve të shumta me ministritë e linjës, që të harmonizohet sa më mirë Ligji për Adresa i miratuar në vitin 2012, ku përcaktohen përgjegjësitë për sistemin e adresave për çdo komunë në veçanti. Ndërkaq përgjegjësia ekzekutive në kuadër të komunës u takon drejtorive të urbanizmit.