Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

INFORMATË PËR MEDIA – Konferenca e dytë Ndërkombëtare për Vetëqeverisje lokale

01 shtator  2011
Nën patronatin e  Ministrisë  së Administrimit të Pushtetit Lokal, për herë të dytë me radhë, me datë  05 dhe 06 shtator, organizohet  “Konferenca Ndërkombëtare për Vetëqeverisje lokale”.

01 shtator  2011

Nën patronatin e  Ministrisë  së Administrimit të Pushtetit Lokal, për herë të dytë me radhë, me datë  05 dhe 06 shtator, organizohet  “Konferenca Ndërkombëtare për Vetëqeverisje lokale”.

Qëllimi i kësaj konference  është prezantimi i progresit në reformën e pushtetit lokal dhe në Kosovë si dhe shkëmbimi i përvojave më të mira nga vendet e rajonit dhe Evropës  lidhur me qeverisjen lokale.

Pjesëmarrës të kësaj konference do të jenë Ministrat e vendeve të Evropës dhe Rajonit, nga Shqipëria, z. Ferdinand Pone,  zëvendës Ministër i punëve të Brendshme;  nga Kroacia z. Davorin Mlakar, Ministër i Administratës Publike;  nga Maqedonia  z. Nevzat Bejta,  Ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal; nga Sllovenia Bojan Suvorov  Ministër i Administratës Publike;  nga Mali i Zi  z. Dragan Pejanovic,  Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme dhe nga Turqia dhe  z. Yavuz Selim Kosger, Drejtor Gjeneral në Departamentin e Qeverisjes Lokale të Ministrisë së Punëve të  Brendshme të Turqisë.

Gjithashtu në Konferencë do të marrin pjesë z. Milan Bandić, Kryetar i Zagrebit, z. Koce Trajanovski, Kryetar i Shkupit, z. Miomir Mugosa, Kryetar i Podgoricës, z. Edmond Panariti, Zëvendës Kryetar i Tiranës.

Në konferencën Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale, do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet e Kosovës, Presidenca, Parlamenti, Qeveria, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare përfaqësues të komunave, partitë politike, media dhe shoqëria civile.

Bazuar në objektivat e legjislacionit të ri dhe modern për pushtetin lokal, Kosova është duke kaluar në një fazë të rëndësishme të organizmit të  pushtetit lokal që ka nevojë për avancime të mëtutjeshme për të arritur synimet e dëshiruara.

Procesi i reformimit të pushtetit lokal dhe decentralizmit vazhdojnë të mbeten njëra ndër  çështjet me prioritet të lartë të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Nevoja për të bashkëpunuar me vendet e rajonit drejt forcimit të qeverisjes lokale dhe shkëmbimit të përvojave tani është e domosdoshme dhe me interes të rëndësishëm për Kosovën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors