Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Integrimi gjinor në procesin e vendimmarrjes

15 dhjetor 2020, Prishtinë
Sot, më datë 15 dhjetor 2020, është mbajtur seminari mbi integrimin gjinor në procesin e vendimmarrjes. Ky seminar online është organizuar nga Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal (MPL). MPL si bashkëpunuese me OSBE-në për organizimin e seminarit, është përfaqësuar nga Venera Çerkini – Drejtoreshë e DLMK-së, e cila ka folur rreth përvojave e pikëpamjeve të MPL-së lidhur politika gjinore sipas perspektivës së MPL-së.
Qëllimi i seminarit online ishte përforcimi i njohurive të pjesëmarrëseve rreth integrimit gjinor në procesin e vendimmarrjes, duke përfshirë këtu identifikimin e nevojave dhe interesave përkatëse të grave e burrave që burojnë nga ushtrimi i roleve e pozitave në strukturat qeveritare.
Pjesëmarrëset kenë pasur mundësinë të mësojnë më shumë edhe rreth standardeve dhe parimeve ndërkombëtare të barazisë gjinore, nëpërmjet mekanizmit të integrimit gjinor.
Ky seminar online mbajtur si vazhdimësi e pyetësorit mbi nevojat e grave në qeverisje për ngritje të kapaciteteve profesionale, që Misioni i OSBE-së në Kosovë ka realizuar me zyrtaret më herët gjatë këtij viti.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors