Politika
Kosovar – më shumë problem gjuhësor se politik
Në dokumentet zyrtare nuk ekziston rubrika "kombësia", por në formularët që serbët plotësojnë ata deklarohen si serbë.
Politika
Kosovar – më shumë problem gjuhësor se politik
Në dokumentet zyrtare nuk ekziston rubrika "kombësia", por në formularët që serbët plotësojnë ata deklarohen si serbë
Slobodan Petrovic (Foto D.Jevremoviq)
– Unë nuk kam të dhëna të sakta, por e di se shumë serbë të Kosovës kanë dokumente të Kosovës dhe jo vetëm në jug por edhe në veri të Ibrit. Numri është në rritje sidomos në kohët e fundit kur lëshohen lejet e Kosovës të nevojshme për regjistrimin e automjeteve, tha Slobodan Petrovic, Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës.
Në një intervistë për "Politika" ai shpjegon se si serbët që kanë hyrë në institucionet e Kosovës e shohin çështjen e lëshimit të dokumenteve të Kosovës, veçanërisht rreth konfuzionit në lidhje me termin Kosovar. Sepse me këtë do të duhet të mësohen të gjithë serbët të cilët, siç tha në kohët e fundit kreu i qarkut të Kosovës Goran Arsiq, për shkak të jetës dhe të punës sado-kudo normale do të jenë të detyruar të pranojnë edhe targat dhe të gjitha marrëveshjet e arritura nga Beogradi dhe Prishtina në Bruksel.
Edhe sa serbë do të duhet të marrin dokumente të Prishtinës në procesin e implementimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel?
– Sigurisht që nuk është çështje detyrimi, por nevojë e njerëzve mbi të gjitha për komunikim më të mirë dhe më të lehtë. Përndryshe, është shumë e vështirë të parashikohet, sepse procesi është i paparashikueshëm, por mendoj që dokumentet e rëndësishme tashmë janë në procesin e lëshimit.
Çfarë është e shënuar në ekstraktin e shtetësisë, në letërnjoftim, në pasaportë dhe në dokumente të tjera, të lëshuara në Prishtinë në rubrikat "shtetësia" dhe "kombësia"?
– Në dokumentet zyrtare nuk ekziston rubrika "kombësia", por në formularët që plotësohen për ti marrë ato mund të deklaroheni si dëshironi. Dhe, serbët deklarohen si serbë. Ndërsa te shtetësia është e shënuar kosovare ose siç thoni Kosovar, që sipas meje është problem më shumë gjuhësor sesa politik. Ai që vendos të merr një ekstrakt të shtetësisë apo pasaportën e Kosovës nuk mund të pret që në atë dokument në rubrikën shtetësia ti shkruajë ndonjë shtetësi tjetër përveç e Kosovës.
Çfarë do të thotë termi Kosovar?
– Termi Kosovar do të thotë një person që jeton në Kosovë. Kosova tani është në procesin e ndryshimit të përdorimit të standardit të gjuhës serbe. Është formuar një grup pune i cili do ti mundësojë komisionit gjuhësor për të nxitur përdorimin e gjuhës serbe në Kosovë. Ky është një përkthim i fjalëpërfjalshëm nga gjuha shqipe.
A ndjeheni ju si një Kosovar?
– Unë ju kam përgjigjur në pyetjen e mëparshme.
Çfarë thoni për vlerësimet që me atë term dëshirohet të krijohet në mënyrë artificiale një komb i ri?
– Unë nuk kam informata të sakta për këtë, por e di se ka disa procese të filluara që këto gjëra të shmangen. Të kuptojmë këtë si të duam, e jona është që të luftojmë për përdorimin e duhur të gjuhës serbe dhe për ruajtjen e gjuhës sonë. Unë mendoj se këto gjëra dhe incidente tregojnë nevojën për përfshirjen edhe më të madhe të komuniteteve pakicë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe institucione për të luftuar për të drejtat e tyre.
A do të propozojë eventualisht partia juaj ndonjë ndryshim në ligjin e Kosovës mbi shtetësinë, pasi një numër i madh i serbëve ka dyshime dhe reziston për të marrë dokumentet e Kosovës?
– Do të ishte një dobi e madhe për ne që nga ata që janë të pakënaqur me këtë ligj të marrim iniciativën në të cilin do të kishte shpjegim me cilën pjesë të ligjit janë të pakënaqur. Ne i inkurajojmë ata që të na kontaktojnë, natyrisht, jo vetëm kur është fjala për këtë ligj, por për të gjitha projektet e tjera legjislative.
OJQ "Mersikorps" është duke anketuar serbët dhe i pyet ata nëse ata do të jenë të gatshëm për të regjistruar biznesin e tyre me autoritetet e Kosovës nëse ata ashtu do të mund të merrnin donacion dhe nëse ka një shumë (në euro) që do ti bindë ata të regjistrohen me autoritetet e Kosovës? A mos është fjala për një hulumtim për të cilën shumë ryshfeti do të jenë në gjendje serbët që në këtë mënyrë të pranojnë të ashtuquajturin shtet të Kosovës?
– Unë nuk kam shprehi të komentojë anketat e një organizate jo-qeveritare dhe, ndër të tjera, kurrë nuk kam parë atë pyetësor. Megjithatë, ajo që unë di është se nëse dikush dëshiron një donacion për fillimin e biznesit, ai do të duhet të regjistrohet sipas legjislacionit të Kosovës, në të njëjtën mënyrë si serbët në jug të Ibrit, dhe aty nuk ka asgjë të re, këto janë kushtet që kanë qenë nga më herët.
B. Bakoviq
publikuar: 12.12.2011.