Petrović: Vendimi i grupit ndërministror administrativ për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë nga ana e zyrës ndërkombëtare civile konfirmon faktin që në Kosovë shumica e përgjegjësive që rrjedhin nga Plani i Ahtisarit janë përmbushur, derisa pjesa tjetër mbetet përgjegjësi e institucioneve të Kosovës.
1. Në shtator pritet përfundimi i mbikëqyrjes së komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Cili është qëndrimi i SLS-së sa i përket mbikëqyrjes ndërkombëtare të Kosovës?
Petrović: Vendimi i grupit ndërministror administrativ për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë nga ana e zyrës ndërkombëtare civile konfirmon faktin që në Kosovë shumica e përgjegjësive që rrjedhin nga Plani i Ahtisarit janë përmbushur, derisa pjesa tjetër mbetet përgjegjësi e institucioneve të Kosovës. Duhet theksuar se para nesh janë përgjegjësitë dhe reformat e mëdha që duhet t’i përmbushim sipas standardeve evropiane, të cilat edhe në mënyrë detaje do të jen nën mbikëqyrjen e Komisionit Evropian dhe do të vlerësohet në Raportin e Progresit të Kosovës çdo vit.
2. „Epoka e re“: Me cilat sfida do të ballafaqohet Kosova pas përfundimit të këtij procesi?
Petrović: Unë në të vërtet mendoj se gjithë kjo është sfidë. Kosova tani më po hynë në fazën kur duhet të dëshmoj demokracinë në vepër dhe kur duhet të forcoj kapacitetet e veta me të cilat do të tregoj dëshirën për qeverisje demokratike. Ekzistojnë problemet e identifikuara në të cilat po punohet intensivisht, duke filluar nga liberalizimi i vizave dhe deri te përmbushja e standardeve në të gjitha fushat e jetës. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe lufta për realizimin e të drejtave të njeriut dhe shumë fusha tjera në fakt do të jenë temat e viteve të ardhshme para nesh kur do të përgëzohemi për rezultate ose do të marrim kritika të ashpra.
Këtu është edhe çështja politike e veriut të Kosovës, që pritet të zgjidhet më intensivisht në periudhën e ardhshme dhe Qeveria e Kosovës në krye me ministrinë të cilën unë e udhëheq punon intensivisht për të mundësuar tërësisht Zyrën Administrative të Mitrovicës së Veriut, si themelimi i komunës së re Mitrovica Veriore kjo zyre si dhe vet ideja tashmë jep rezultate. Pra, me shkuarjen e mbikëqyrjes ndërkombëtare ne në fakt marrim më shumë përgjegjësi dhe unë mendoj që para nesh është një periudhë mjaft e vështir në luftë për një jetë më të mirë në Kosovë.
3. “Epoka e re”: Zotëri Pertrović, cili është qëndrimi i partisë suaj sa i përket idesë për fillimin e një dialogu të mundshëm politik në mes të Kosovës dhe Serbisë?
Petrović: Unë kamë thënë disa herë që qëndrimi im, gjegjësisht i SLS-së është që bisedimet duhet të vazhdojnë sepse kemi shumë çështje aktuale.
Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit është në interes të të dyja palëve, deri sa zbatohen dhe deri sa janë në përputhje me gjendjen në terren. Qytetarët kanë nevojë për demokraci dhe stabilitet, nuk meritojnë që në jetën e tyre të përditshme të ndikojnë interesat e politikës ditore dhe në këtë gjendje të dy anët duhet para së gjithash të marrin në konsideratë mendimin e qytetarëve dhe mendoj që dialogu duhet të zgjerohet edhe te shoqëria civile e cila mund të japë një kontribut konkret. Pra, duhet të vazhdohet dialogu por me më shumë pragmatizëm dhe më shumë entuziazëm. Mendoj që mediet duhet të luajnë një rol proaktiv dhe të japin një pamje të drejtë të marrëveshjeve të arritura.
4. “Epoka e re”: A janë të nevojshëm në këtë dialog politik edhe pjesëtarët serb? Pse?
Petrović: Nuk jemi në situatë kur mund të flasim për atë se kush do të jetë pjesë e bisedimeve duke pasur parasysh faktin që ende nuk e dimë kornizën dhe nivelin e pjesëmarrësve, por mendoj që përfaqësuesit legjitim të komunitetit serb do të kontribuonin në vet dialogun. Është e rëndësishme që bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit paraqiten me liderët e përgjegjshëm nga të dyja anët, që kanë prioritet interesat e qytetarëve.
Pra të ndërtojmë dhe të fuqizojnë demokracinë dhe të shkojmë bashkë në drejtim të Integrimeve Evropiane, sepse ky është proces i cili do tua mundësoj qytetarëve një jetë më të lehtë.
5. Si i komentoni deklaratat e liderëve nga Serbia për Kosovën?
Petrović: Këto deklarata nuk më çudisin shumë. Qëllimi i këtyre deklaratave nuk është kuptimi i realitetit, këto deklarata jepen me qëllim të fitimit të më shumë poenëve politik.
Unë gjithmonë i kritikoj sjelljet si dhe deklaratat që vijnë nga Beogradi, që nuk janë të matshme dhe që nuk tregojnë pamjen e vërtet nga fusha, por me kohë kamë kuptuar që kjo po ndodh me dekada dhe se mosnjohja e gjendjes komplikon edhe më tej gjendjen në Kosovë. Veriu i Kosovës po bëhet objektiv i keqtrajtimit dhe ideve të këqija për ndarjen e cila askujt nuk i konvenon. Unë me të vërtetët nuk jam nga ata që e përkrahin idenë e ndarjes dhe mendoj që Beogradi si dhe Prishtina duhet të shtrijnë dorën njëri tjetrin dhe së bashku të shkojnë në Evropë.
6. Por serbët e Kosovës në veri ende vazhdojnë të përfaqësohen nga Beogradi?
Petrović: Serbët në veri jetojnë të izoluar që nuk është rasti me serbët që jetojnë në jug të Ibrit. Mendoj që ata serb nuk i përfaqëson as Beogradi, por vetëm se është një hapësirë e cila udhëhiqet nga individët të cilëve Beogradi iu ka mundësuar aq sa të bëhen të fort dhe t’iu mund tu thotë jo për gjithçka. Kemi pasur kohëve të fundit rastin e zgjedhjeve që janë mbajtur në Veri të Kosovës edhe përkundër asaj që Beogradi ishte kundër. Ato janë grupe të liderëve radikal dhe shpresoj që mandati i tyre është duke skaduar. Problemi i veriut është po ashtu ekonomia si dhe krimi, kështu që pa sundimin e ligjit Veri i Kosovës mund të shkoj ka një dëshpërim edhe më i madh. Qeveria e Kosovës ofron mundësi dhe unë me të vërtet mendoj se këmbëngulja e kësaj Qeveri të vendos sundimin e ligjit duhet të tregoj rezultate.
7. Çka duhet të bëjë Beogradi sipas jush?
Petrović : Mendoj që Beogradi duhet t’iu ndihmoj serbëve në Kosovës, të forcohen ekonomikisht, të jenë partner të barabartë i të gjithëve në Kosovë. Mendoj që Beogradi duhet të ndaloj së menduari për politikën e ndarjes sepse ajo politikë na ka dërguar në një vend mjaft të pasigurt nga i cili serbët e Kosovës mund të dalin vetëm si humbës.
Qytetarët e veriut duhet të angazhohen në drejtim të krijimit të komunës së re ku do të zhvillohet ekonomia, arsimi, infrastruktura dhe vetëm në atë mënyrë ata do të kenë të ardhmen në duart e tyre dhe do të jenë faktor i rëndësishëm në shoqëri. Po të isha qytetarë i veriut do ta kisha pyetur veten a dëshiroj që fëmija im të rritet në një rreth të këtillë siç është veriu.
Shikoni, dëshiroj të theksoj që as në jug të Ibrit nuk është gjendja ideale, ku vetëm përmes institucioneve mund t’i ushtroni të drejtat tuaja dhe të kundërviheni atëherë kur mendoni se Qeveria bënë diçka që është në kundërshtim me interesat e komunitetit tuaj. Unë asnjëherë për zgjidhjen e ndonjë problemi nuk i jam drejtuar Beogradit, por atë e kamë bërë në drejtim të Institucioneve të Kosovës. Dhe pikërisht për këtë është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të tregoj gatishmërinë për bashkëpunim me të gjithë dhe ndaj të gjithëve, pa marrë parasysh nga jeni dhe si quheni.
8. “Epoka e re: Zotëri Petrović, si e komentoni paraqitjen e Kryeministrit Thaçi në Këshillin e Sigurimit të OKB-s?
Petrović: Mendoj që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kryeministri i Kosovës ka paraqitur gjendjen reale në Kosovës dhe ka dërguar mesazhe të rëndësishme shoqërisë ndërkombëtare.
9. “Epoka e re”: Zotëri Petrović, sa jeni të kënaqur me pjesëmarrjen dhe fushëveprimin në Qeverinë e Kosovës?
Petrović: Të jem pjesë e Qeverisë së Kosovës, për mua është një përgjegjësi dhe jo popullaritet. Në çastin kur e kamë pranuar përgjegjësinë e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Administrimit të Pushteti Lokal kamë thënë qartë para qytetarëve që do të punoj më kapacitet të plotë që të përmirësoj jetën e gjithë qytetarëve të Kosovës.
Kjo është e vetmja mënyrë që të luftoj për barazi, dinjitet dhe të luftoj për të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjithmonë është më lehtë të qëndrosh anash dhe të në mënyrë të fuqishme të gjykosh, të japësh kritika të thata, por me këtë nuk bën absolutisht asgjë për të ndihmuar popullatën në Kosovë.
10. Në kohën e fundit flitet që do të ketë ndryshime të partive në koalicion, a mendoni që Kosova ka nevojë për ndërrimin e koalicionit dhe si kjo do të kontribuoj në gjendjen momentale në Kosovë?
Petrović: Unë mendoj që edhe vet Kryeministri i Kosovës ka theksuar që koalicioni i tanishëm është i fort dhe mjaft i qëndrueshëm dhe kështu nuk besoj në thashetheme dhe përralla. Nëse vjen deri te ndryshimet ato do të ndodhin në të mirë të Kosovës.