Intervistë e Zëvendëskryeministrit Petrovic dhënë për gazetën Pravda

Sllobodan Petroviq: Beogradi duhet të pranojë realitetin
Politikë | 21 Gusht 2011. | 14:33
Prishtinë – Në këtë moment është e rëndësishme që situata e krijuar në ditët dhe javët e fundit në veri të normalizohet tërësisht dhe të gjithë qytetarëve të ju garantohet paqe dhe siguri dhe jam i bindur se rifillimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, në fillim të shtatorit në Bruksel, do të shkojë në këtë drejtim, ka thënë në një intervistë për "Pravda", Sllobodan Petroviq, Zëvendës Kryeministër në Qeverinë e Kosovës.

Sllobodan Petroviq: Beogradi duhet të pranojë realitetin

Politikë | 21 Gusht 2011. | 14:33

Prishtinë – Në këtë moment është e rëndësishme që situata e krijuar në ditët dhe javët e fundit në veri të normalizohet tërësisht dhe të gjithë qytetarëve të ju garantohet paqe dhe siguri dhe jam i bindur se rifillimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, në fillim të shtatorit në Bruksel, do të shkojë në këtë drejtim, ka thënë në një intervistë për "Pravda", Sllobodan Petroviq, Zëvendës Kryeministër në Qeverinë e Kosovës.

Çfarë bëni ju, si Zëvendës i Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, për të ndihmuar serbët në veri të Kosovës?

– Detyra ime si anëtar i Qeverisë së Kosovës, është për të punuar në interes të çdo qytetari, duke përfshirë, natyrisht, qytetarët në veri të Kosovës. Unë besoj thellësisht se nuk do të vijë deri të asnjë lloj katastrofe humanitare në veriun e Kosovës. Një nga problemet është shpërndarja e ushqimit dhe ne do të punojmë për të zgjidhur të gjitha problemet. Unë sinqerisht shpresoj se rifillimi i bisedimeve në Bruksel do të zgjidhë shumë gjëra kur është fjala për problemet e jetesës së popullsisë në Kosovë.

A mendoni se aksionet e pjesëtarëve të ROSU ishin të arsyeshme në periudhën e kaluar?

– Kjo është një temë që nuk është më aktuale dhe aty nuk ka shumë për të thënë. Siç thashë, prioriteti ynë ka qenë dhe do të jetë normalizimi i jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse janë ata që vuajnë më së shumti. Ka kohë për të përcaktuar shkaqet dhe fajtorët e të gjitha zhvillimeve të fundit.

Çfarë mendoni ju, a duhet Serbia të pranojë vulën doganore të "shtetit të Kosovës"?

– Në bisedimet që deri më tani janë zhvilluar, vula ishte një nga temat dhe aty nuk shoh asgjë të diskutueshme. Unë dua të besoj se në të dy anët ka njerëz të përgjegjshëm dhe serioz të cilët do të kuptojnë rëndësinë e normalizimit të jetës në Kosovë, dhe se ajo është më e rëndësishme në gjithë procesin e negociatave. Individët nuk duhet kurrsesi të bëjnë deklarata bombastike për përdorim të brendshëm, por të angazhojnë ndikimin dhe autoritetin e tyre për të ndihmuar njerëzit në terren. Unë shpresoj se Prishtina dhe Beogradi kanë mjaft njerëz të cilët dinë të pranojnë realitetin.

Nga mesi i shtatorit, trupat e KFOR-it do të tërhiqen nga kalimet në veri të Kosovës. Çfarë është plani i qeverisë së Kosovës, çfarë ndodh pas kësaj?

– Nuk do duhej të priten kurrfarë trazira dhe nuk ka arsye për çfarëdo lloj frike apo shqetësimi, sepse për të gjitha detajet do të këtë marrëveshje në bisedimet e ardhshme në Bruksel. Çfarëdo zgjidhje që të gjendet, ajo do të bazohet në parimet e Bashkimit Evropian.Guxoj të shkoj në mesin e serbëve në veri

Si një serb – Ministër në Qeverinë e Thaçit – a guxoni të shkoni tani në veri të Kosovës?

-Unë nuk i vë veshin spekulimeve të çfarëdo lloji ndërsa sa i përket pretendimit se kinse nuk guxoj të shkoj në veri të Kosovës, është e mjaftueshme për të ju thënë se unë kam qenë vetëm tre ditë më parë në Mitrovicë dhe planifikoj për të shkuar atje përsëri, si edhe në çdo pjesë tjetër të Kosovës.S. Millovanoviq