On the market of information technological innovation, a human brain dump generally refers to the review material that may be to be commited to memory or you can point out captured in electronic format through the way of any power device similar to a mobile phone, PERSONAL DIGITAL ASSISTANT, etc . It gives you almost a great replica in the exam that should be taken. In simple words, a new brain drop is actually a variety of the real concerns that would can be found in the examination, along with their responses. There can be different exam places including the 200-125 Braindumps. Mental performance dumps are generally provided by the firms who have a great affiliation with all the recent test takers. The particular 200-125 Test is also named “Cisco Accredited Network Connect Routing and also Switching". It truly is basically your Cisco Qualification. The test may be passed should you go through and also prepare the total study substance offered by a good reputed assessment preparation business. It is important to plan for the quiz serious. As soon as you take the by using a a good planning platform, that gets quite simple for you to complete the audit. 500-006 cisco 300-085 Exam Deposits Queries are actually a day worthwhile for the THIS expert. There are many graduates who wants to prefer this for the great experience currently truly challenging to get licensed for 300-085 Cisco Licensed Network Expert Collaboration. Your time and effort and all the time and effort will get lost if you stay failed to crystal clear 300-085 examination. It is very simple to clear 300-085 exams using the precise preparing with 300-085 braindumps which is provided by Braindumpspdf. Our 300-085 braindumps are extremely clear, assisting and totally comprehensive that may help you to prepare your own exam within the limited time for you to clear your current exam inside the first attempt. We provide the authentic supporting material that may be provided by our own experts as well as specialist absolutely help prepare your test in the limited time. 810-403 dumps On the market of information technological innovation, a human brain dump generally refers to the review material that may be to be commited to memory or you can point out captured in electronic format through the way of any power device similar to a mobile phone, PERSONAL DIGITAL ASSISTANT, etc . It gives you almost a great replica in the exam that should be taken. In simple words, a new brain drop is actually a variety of the real concerns that would can be found in the examination, along with their responses. There can be different exam places including the 200-125 Braindumps. Mental performance dumps are generally provided by the firms who have a great affiliation with all the recent test takers. The particular 200-125 Test is also named “Cisco Accredited Network Connect Routing and also Switching". It truly is basically your Cisco Qualification. The test may be passed should you go through and also prepare the total study substance offered by a good reputed assessment preparation business. It is important to plan for the quiz serious. As soon as you take the by using a a good planning platform, that gets quite simple for you to complete the audit. 070-480 exam dumps We are going to provide you the program that will help for connecting you using the 300-075 examination. We will supply you the unique ID as well as PIN to get into our information to prepare your own exams. Presently we have created the complete number of test which will check your preparing for 300-075 exam. The end result of each test will be analyzed by our own specialists to evaluate your Gresca exam formulations. Our professionals will remain related to you via live interacting conferences in where you can crystal clear your all predicament about the 300-075 exam deposits. You’re almost all fallouts and also examination is going to be kept within your personal accounts that would be simple for you to analyze your improvement also. 1z0-064 dumps We are going to provide you the program that will help for connecting you using the 300-075 examination. We will supply you the unique ID as well as PIN to get into our information to prepare your own exams. Presently we have created the complete number of test which will check your preparing for 300-075 exam. The end result of each test will be analyzed by our own specialists to evaluate your Gresca exam formulations. Our professionals will remain related to you via live interacting conferences in where you can crystal clear your all predicament about the 300-075 exam deposits. You’re almost all fallouts and also examination is going to be kept within your personal accounts that would be simple for you to analyze your improvement also. CAP dumps 300-075 Braindumps preparing material with regard to 300-075 examination dumps may be the upgraded planning plan which is planned through our specialists and experienced students. All of us helped a lot of graduates to supply them the actual bright professions by assisting them to crystal clear Cisco Accreditation. With the understanding of our professionals we have been successful to develop the particular 300-075 PDF FILE. We supplied you the totally free demo to select the glimpse of our own BrainDumps We are going to provide you the entire content with most recent update changings according to the newest requirements associated with 300-075 deposits. You will certainly get the totally free and most current updates whenever you will purchase our item.

Intervistë e Zëvendëskryeministrit Petrovic dhënë portalit “Analitika”

Zëvëndëskryeministri i Kosovës  shpjegon gjatë një bisede dhënë  portalit   Analitika arsyet se për çfarë u dakordua për të hyrë në Qeverinë e  Hashim Thaqit  dhe si u mirëprit vendimi i tij në Beograd . Petrovic beson se Beogradi zyrtar,  pas kaq shumë vitesh, ende nuk ka strategji për Kosovën dhe pse  është zhgënjyese  deklarata  e dhënë e presidentit serb Toma  Nikoliç i cili deklaroi se kurrë më nuk do të  jetë president në Prishtinë.

ANALITIKA

Deklarata e Nikoliçit është zhgënjyese
16. korrik  2012.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës  shpjegon gjatë një bisede dhënë  portalit   Analitika arsyet se për çfarë u dakordua për të hyrë në Qeverinë e  Hashim Thaqit  dhe si u mirëprit vendimi i tij në Beograd . Petrovic beson se Beogradi zyrtar,  pas kaq shumë vitesh, ende nuk ka strategji për Kosovën dhe pse  është zhgënjyese  deklarata  e dhënë e presidentit serb Toma  Nikoliç i cili deklaroi se kurrë më nuk do të  jetë president në Prishtinë.

(Tamara NIKČEVIĆ, special për portalin  Analitika)
Në takimin e javës së kaluar në Beograd , Grupi Drejtues Ndërkombëtar (GDN) , duke vlerësuar se dispozitat e  Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjedhjen e statusit të Kosvës Martija Ahtisari po zbatohen në masë të mjaftueshme ”, ka marrë vendimin sipas të cilit vendim në muajin shtator zyrtarisht do të përfundoj mbikqyrja e pavarsisë së  Kosovës  . Në momentin kur ish shefi  i diplomacis serbe  si dhe kryesuesi i ardhshëm i SPKB, Vuk Jeremiq, thotë se Kosova  do të bëhet antare e OKB /ës vetëm  "mbi trupin tim të vdekur",  GND  thekson përkushtimin për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt njohjeve të reja  , aspiratat për anëtarësim në organizatat përkatëse ndërkombëtare "

Përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndihmuar këtë proces.
Duke komentuar vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar, ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger tha se Kosova  tashmë "de facto ka arritur sovranitetin e saj të plotë."
A e ka?

„Vendimi për heqjen e mbikqyrjes së pavarsisë nga ana e zyrës civile ndërkombëtare  konfirmon faktin se në Kosovë shumica e obligimeve  që dalin nga  plani i Ahtisarit janë përmbushur kurse  të tjerat kanë lënë imstitucioneve të Kosovës  “, flet për Portalin  Analitika Slobodan Petrovic, Zëvëndëskryeministër i Qeverisë së së Kosvës, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale.

“Sigurisht, kjo nuk do të thotë se  nuk do të monitorohet  nga afër  dhe vlerësohet puna e autoriteteve në Prishtinë, do të bëhet  . Para nesh është një pjesë e punës që e bëjmë ne vetë, që varet nga ne – dhe reformat në përputhje me standardet evropiane. Dhe për këtë , në raportet e  rregullta vjetore, vlerësimin do ta jap  Komisioni Evropian i cili monitoron  nga afër situatën. "

ANALITIKA: Si e keni kuptuar deklaratën e presidentit serb , Tomislav Nikoliq se  “kurrë  më nuk do të bëhet president në Prishtinë“, ashtu siç as presidenti i Qeverisë së  përkohshme të Prishtinës kurrë nuk do të jetë president në Mitrovicë“?A është kjo një njohje e realitetit, apo ……

PETROVIC: … Deklaratë e Presidentit të Serbisë për serbët e Kosovës është zhgënjyese dhe dekurajuese.

ANALITIKA: Në çfar kuptimi?

PETROVIC: Në kuptimin që përfaqëson edhe një konfirmim tjetër se Serbia, kur është fjala për Kosovën, nuk ka asnjë plan dhe strategji. Por çfarë do të thotë kjo deklaratë? Ndarja e Kosovës? Unë nuk mund të besoj se Beogradi refuzon të pranojë faktin se ndarja  në komunitetin ndërkombëtar  ka pushuar  të jetë një alternativë me të cilën dikush  mund ta konsideroj seriozisht, dhe së fundi, do të ishte mjaft e mundshme të thuhet se ndarja nuk është opsion i favorizuar nga serbët në Kosovë, veçanërisht në jug të Ibrit. Përndryshe, kur është fjala për presidentin e ri të Serbisë, unë duhet të them se zgjedhja e Tomislav Nikoliç nuk më ka  befasuar shumë.

ANALITIKA: Pse?

PETROVIC: Sepse, duke marrë para sysh gjendjen aktuale mjaft të vështirë në të cilën ndodhet Serbija, sipas mendimit tim kjo përzgjedhje ka qen e pritur.e njejta vlen edhe për Qeverinë: ai që është në gjendje të bashkoj shumicën, le të bashkoj edhe Qeverinë, kjo është zgjedhja e qytetarëve të Serbisë ..

ANALITIKA: Sa  ka paralajmrime të  kryeministrit të ardhshëm , Ivica Daçiç për kthimin e forcave serbe në Kosovë dhe a do të ju shkaktoj probleme serbëve të Kosovës  që jetojnë atje?

PETROVIC: Personalisht , këtyre paralajmërimeve nuk do ti kisha dhënë ndonjë domethënje të vecantë sepse e di se për çfar shërbejnë. Më të vërtet , qëllimi i tyre nuk është njohja e realitetit, në vend por për të fituar pikë politike sa më shumë. Nga ana tjetër është ngritja e tensioneve –deklaratat e tilla kontribojnë në ngritjen e tensioneve –nuk i përkasin komunitetit serb në Kosovë .Sipas mendimit tim, nëse është përgjegjës politikani do të duhej të jetë i vëmendshëm për gjendjen e serbëve , në të cilën gjenden në Kosovë. Para se të jap ndonjë deklarat të tillë ,është dashur mire të mendoj se si do të ndikonte te ata që jetojnë në Kosovë.

ANALITIKA: Si ndIkon kjo në ju personalisht? Si zëvëndëskryeministër a keni ndonjë problem?

PETROVIC: Nuk mund të therm se ndjehem mire , por jo , nuk kam probleme.

ANALITIKA: Unë supozoj se ju e dini se si është pranuar në  Beograd vendimi juaj për të hyrë në qeverinë e Hashim Thaçit …

PETROVIC:Këtë vendim e kam marrë sepse unë kujdesem për njerzit të cilët i përfaqësoj unë , sepse unë me të gjitha forcat e mia jam kujdesur të kontriboj që ata të qëndrojnë në Kosovë, që jeta e tyre rë jetë sa ma e lehtë… Kështu që në këtë kuptim nuk mërzitem fare pse mediat Beogradase më etiketojnë, dhe më quajnë tradhtar…

ANALITIKA: A ka qenë vështirë të miret një vendim i tillë?

PETROVIC: Natyrisht se ka qenë vështirë ; por, të jesh i vetëdijshëm se në bashkësinë tuaj, megjithë deklaratat dhe njoftimet  absolutisht askush tjetër nuk kujdeset, por vetëm thjesht ju shërben si  hapësirë e veprimit, kjo ju çon në një zgjedhje të thjeshtë: ose ti leni   gjërat të rrjedhin vet   në të njëjtën mënyrë ose ju do të marrni  përgjegjësinë dhe të përpiqeni për të zgjidhur problemin nëpërmjet sistemeve institucionale.

E dini se nëse komunitetit serb në Kosovë i ndodh diçka një gjë   të tillë në raste konflikti nuk do ta zgjidhë policia e Beogradit , por policia e Prishtinës, në moment kur dilni nga  oborri i juaj dhe  bëni shkelje do të denoheni sipas ligjeve që janë në fuqi në Kosovë, e jo në Serbi. Në këtë kuptim vetes nuk kam mund të ia lejoj  të varem nga informini, gjykimi apo mungesa strategjike.

Krenohem me ate se jam Serb, por nuk me vie turp  për faktin që jam  pjesë e Qeverisë së Kosovë! Kjo është mënyra e vetme të luftoj për barazi.  Kështu që edhe pse me shumë vështërsi vendimi im ishte të jem pjesë e Qeverisë së Kosovë , kështu që për mua ishte një përgjegjësi e jo një popullaritet.  Është gjithmonë më  lehtë dhe më  rehatshme të ulesh  në mënjanë, dhe të  dënosh me forcë, të  japësh kritika boshe , dhe me këtë nuk bëjnë absolutisht asgjë për të ndihmuar njerëzit në Kosovë që  janë duke u përpjekur për të mbijetuar.

ANALITIKA: Duhet pranuar se ishte mjaft vështirë. Javën e kaluar në fshatin Talinova në komunën e Ferizajit është vrar një çifti i komunitetit serb …

PETROVIC: Po është e vështirë … Është e qartë se vrasja e çiftit Jeftiq  është një akt  tragjik dhe një goditje e rëndë për komunitetin serb në Kosovë, duke e pas parasysh se ende nuk kemi të dhëna zyrtyre policore, nuk do ta kisha gjykuar këtë veprim, thjesht nuk e di motivin e vrasjes..Kështu që jam i bindur se Qeveria , do të bëjë përpjekje të mbaj çdo banorë në Kosovë njëkohësisht do të mundohet ti inkurajoj qytetarët jo shqiptar të kthehen në shtëpitë e tyre.…

ANALITIKA: Deputetja në parlamentin e Kosovës, Rada Trajković, ka thënë se pas vrasjes së çiftit Jeftiq sërbët në Kosovë ndihen të pa mbrojtur. Si ndiheni ju?

PETROVIC: Jam i pikëlluar, si do të mund të ndihesha ndryshe ? Mendoj se policisë  do ti duhej kohë pak ma shumë për të zbardhur këtë rast  dhe konfirmoj faktet.…

ANALITIKA: Besoni se kriminelët do të dalin para drejtësisë?

PETROVIC:Po besoj. Kështu që në këtë kontekst unë vazhdimisht jam në kontakt me ministrin e punëve të mbrendshme të Kosovës , Bajram Rexhepin, i cili me ka siguruar  se policia vazhdimisht është duke punuar dhe gjurmuar në gjetjen e vrasësve të çiftit  Jeftiq.

ANALITIKA: Nga policia arriti njoftim që në bashkëpunim me KFOR-in, në atë zonë do të futet  " ditë e natë patrullim i pa ndërprerë që do të siguroj sigurinë e të kthyerve ". Çfarë është kjo "patrullim i pandërprë  ditë dhe natë " në lidhje me gjendjen e pakicave në Kosovë?

 PETROVIC: Mendoj se policija ka vendosur për këtë hap për shkak të gjendjes jo stabile nëpër të cilën po kalojnë banorët  e fshatit Talinovc, dhe më duhet të them se është e arsyeshme. Megjithatë, në këtë moment, unë do ti përmbahem konkluzioneve  dhe unë nuk do të bazohem në rastin  e Talinovcit për një qëndrim të   përgjithshëm mbi situatën e  pakicave.

ANALITIKA: Pra më thuani se cila është pozita e pakicave në Kosvë ? Duke shiquar nga ana tjetër, mua më duket se në pothuajse të gjitha republikat ish jugosllave ku ka pasë lufë është zhvilluar  procesi i ngjashëm : si bëhet viktimë më pak ose më shumë “me sukes” fillon të imitoj agresorin e tij të deridjeshëm..

PETROVIC: Do ta them shumë sinqerisht: pozita  e serbëve në Kosovë  nuk është ideale, larg nga ajo, është e vështirë, por ajo sigurisht që është më mirë se në vitet para prake.  Në përgjithësi pakicat por edhe qytetarët e komunitetit serb nuk guxojnë të dorëzohen si komiunitet, duhet të luftojnë për realizimin e synimeve të tyre….
ANALITIKA: Cili është qëllimi juaj?

PETROVIC:. Qëllimi ynë është mbijetesa dhe zhvillimi i shoqërisë në të cilën jetojmë.

ANALITIKA: Kur thoni se pozita e komunitetit serb në Kosovë është më e mirë në krahasim me vitet paraprake në çka  konkretisht mendoni?

PETROVIC: Do të ju paraqes ca shembuj konkret: në jug të Ibrit, sërbët e kanë një tjeter mënyre të rregullimit të jetesës , me tepër mbeshteten në komunat e reja të formuara me të cilat ështe përmirsuar infrastruktura, në te cilat fal decentralizimit, ështe lehtësuar qasja në shërbime lokale. Këto komuna të reja për një kohë të shkurtër kanë bërë shumë më tepër se Republika e Sërbisë për 13 vjetët e fundit ! Pra,nuk është ideale, por egziston baza ligjore ku sërbët mund  të funksionojnë. Kur është fjala për sërbët e veriut te Kosovës, statusi i tyre dallohet shumë

ANALITIKA: Në cka?

PETROVIC: Edhe  gjeografikisht edhe politikisht. Për fat të keq në veri askush nuk ka autoritet, atje nuk ka  ligj dhe është vështirë ti kundervihesh forcës dhe dëshirave te individëve.  Publiku e din faktin se përfaqesuesit e sërbëve në veri të Kosovës i ka paguar Qeveria e Sërbisë. Nga ana tjetër kemi  informata se me  sërbët e veriut udhëheq opozita beogradase, nga ana tjeter thuhet se po i paguan pushteti. Sistemi atje mundëson forcimin e radikalëve që nuk jane në gjendje  që qytetarëve të ju ofrojne mbrojtjen juridike.

E dini se shumë shoqeri në tranzicion, edhe e jona ka mjaft probleme, papunësia e madhe,  ka  45 perqind të  pa punë në Kosovë që janë njerz të rinjë – popullatë që mund te  manipulohet në mënyra të ndryshme në baza fetare, nacionale. Në këso shoqërie me kërkesa të paqarta dhe aksioneve te pamatura  ngriten rregullisht tensionet dhe  krijohen situata jo stabiile, dhe kështu krijohet atmosfera ku qytetari i thjeshtë eshtë i pasigurtë, i frigësuar dhe nuk është i aftë të bëj plane afatgjatë dhe  në të njejtën kohë nuk lejohet konsolidimi i shoqërisë.

ANALITIKA: Në këte drejtim, cka prisni nga Beogradi dhe cka nga Prishtina? Cfarë hapash ?

PETROVIC: Sipas mendimit tim do të duhet që Beogradi me politiken e tij ti ndihmoj   sërbët në Kosovë ti përmirsojnë thelbësisht mardhënjet me shqiptarët, kjo është mënyra e  vetme e qëndrueshme. Duke parë politikën e Beogradit dhe të Prishtinës, mund të  them se banorët e veriut të Kosovës mund të mësojnë shumë gjëra nga ne nga  jugu. Jeta në izolim ështe e padurueshme dhe përvoja jonë nga jugu i Ibrit ne këtë  drejtim ka qenë e tmerrshme. Nga kjo nuk na ka shpëtuar Beogradi,këtu bashkesia nderkombëtare ka pasur rol të rëndësishëm.

Kur bëhet fjalë për Prishtinën, serbët nga kjo Qeveri presin te ndërtoj parakushtet për besim të ndersjllë në mese të shqiptarëve dhe serbëve,të ndertojë institucione të forta ku do të marin pjesë qytetare të të gjitha nacionaliteteve. Në afatgjatë, plani i serbve në Kosovë duhet te jetë  formimimi i bashkësive respektive që do të forcojnë ekonominë dhe prodhimin dhe në këte mënyre do të bëhen faktor serioz shoqërorë.

ANALITIKA: Cka duhet sërbët e veriut të mësojne prej juve nga jugu i Kosovës?

PETROVIC: Nëse mendoni se paga nga Bogradi mund të ju cakoj statusin, mashtroheni! Politika qe po mbretëronte në veri të Kosovës , frigohem se, do ti kushtoj shumë qytetarit të thjeshtë. Edhe pse nga luftërat e zhvilluara ne ish Jugoslavi kemi mësuar deri ku mund të na shpij ajo, kam ndjenjën shpesh se liderët radikal në veri nuk llogaritin në tensioni që i bëjnë.
Nga ana tjetër serbët në jug të Ibrit jan përcaktuar për politikë pa metoda radikale dhe deklarata te nxehta dhe këtu është pika ku dallohen mendimet dhe interest e serbëve nga veriu dhe jugu i Kosovës.

ANALITIKA: A keni të dhëna sa sërb jetojnë në veri dhe sa në jug të Ibrit?
PETROVIC: Nuk ka të dhëna zyrtare për serbët ne veri,por mendohet se jan afër  45.000, gjithashtu mendohet se në jug te Ibrit jetojnë afër 75.000 banorë të  nacionalitetit sërb. Edhe pse jemi më teper nuk mbaj mend kur kam dëgjuar për ndonjë vizitë të zyrtarëve të lartë nga Bogradi apo ndonjë projekt, në të njejtën kohë në veri këtë e shohim cdo ditë.

ANALITIKA: Si  e shpjegoni ate?

PETROVIC: Sipas medimit tim në pytje është politika dhe qasja sipëfaqësore në probleme. Nëse flasim për inegrime evropiane, Beogradi është i njohur se gjatë ka tregëtuar me veriun,  si pjesë që vec thashë i përcaktuar që për të drejtat e veta të luftoj përmes institucineve të sistemit ku jetojnë, jugu i Kosovës, në këtë kuptim nuk ka qenë shumë interesant për ta. Për fat të keq, Qeveria e deritanishme në  Beograd me serbët në jug të  Ibrit kurrë nuk është  konsultuar për asgjë, duke prodhuar në këtë mënyrë probleme të mëdha administrative.

ANALITIKA: Kryetari i Sërbisë, Tomislav Nikoliq, para sa kohe ka premtuar se do ta ndërprej praktikën për të cilën po flisni dhe se do të bashkëpunoj me përfaqesuesit e sërbëve në jug te Ibrit, a ka dicka konkrte në këtë plan?
PETROVIC: Jo. Nga kyetari i ri i Sërbisë presim ta ndërroj casjen, dhe te kuptoj se komuniteti serb në Kosovë duhet të ndihmohet të forcohet të bëhet faktorë ekonomik në Kosovë, pagat e dyfishta apo përkrahja në vetëizolim nuk dërgon askund.

ANALITIKA: A ka Qeveria e Kosovës strategji kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës? E keni parë se nënkryetari i Qeverisë, Behxhet Pacolli, propozon që veriu i Kosovës te bëhet si zonë e lirë ekonomike …

PETROVIC: Po, e kam parë, por akoma nuk i di detajet e planit të Pacollit. Po, në tavolinë ka ide të ndryshme që do ta përparojnë jetën në veri, ; për momentin – vetëm në kuadër te planit Ahtisari. Krejt jasht kësaj kornize mund të bisedohet në  kohë të mëvonshme në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

ANALITIKA: Cka u bë me bisedimet e deritanishme? Duke dëgjuar deklaratat e zyrtarëve nga Beogradi dhe Prishtina, krijohet përshtypja se asnjë marrëveshje nuk vlen dhe secila palë në meset e tyre i shpjegojnë në mënyrë„kreative“.
PETROVIC: Frigohem se keni të drejtë, ajo që jane marr vesh, thjeshtë  Beogradi nuk e ka implementuar. Por për ti ikur kurthave  të deritanishme dhe shpjegimeve të ndyshme, besoj se kjo praktikë duhet te ndryshohet…

ANALITIKA: Mediat në regjion spekulojnë se ish kryetari sërb, Boris Tadiq, mund te jetë ndërmjetësi kryesor në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Cka mendoni për këte mundësi?

PETROVIC: Të jem i sinqertë, nuk mendoj se ish kryetari i Serbisë Boris Tadiq në Kosovë  ka autoritete te mirë,por të shohim… vendimi për angazhimin eventual te Tadiqit ështe në kompetencë të Qeverisë së Serbisë. Ajo cka mund të konstatoj nga raportet e madiave,si qëndrojnë gjërat,mendoj se për ta  marr Tadiqi atë rol shansat janë minimale.

ANALITIKA: Nuk do të ndihmoj as shtërngimi i durave javën e kaluar me kryeministrin e Kosovës , Hashim Thaci në Dubrovnik, në samitin e Kroacisë ?

PETROVIC: Edhe përkundër faktit se cdo gjest politik i cili relakson marëdhënjet në regjion ka rëndësi simbolike, mendoj se po ti ipet rëndësi nji gjesti civilizues siq është shtërngimi i duarve. Eshtë për të ardhur keq, si në Sërbi, po e vërej  se mediat edhe në Kosovë atë e përjetojnë në mënyre spektakulare…
Une mendoj se me qëllim të zgjedhjës së problemeve që i rëndojnë qytetarët tanë,politikanët relevant nga Beogradi dhe Prishtina, sipas meje duhet te shtrëngojnë duart dhe te bisedojnë cdo ditë! Nëse qendrat politike të Beogradit dhe Prishtinës kishin me pasur kesi  lloji komunikimi, gjërat do të dukeshin ndryshe. Pa mar parasysh cfar ka ndodhur në këto territore, nuk është mirë që në shekulline e XXI  për bisedime të kemi ndërmjetësues.

ANALITIKA: Ku e pritni vazhdimin e dijalogut te Beogradit dhe Prishtinës?

PETROVIC: Ai  dialog do të filoj me formimin e Qeverisë ne Serbi.

ANALITIKA: Cka do të thotë se  dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës  do të udhëhiqet nga “niveli lartë“?

PETROVIC: Besoj që keni parë se kryetarja e Kosovës, Atefeta Jahjaga, ka lajmëruar mundësinë e takimit me kryetarin e ri të Serbisë, Tomislav Nikoliq; mendoj që ky është “niveli i lartë“ që e cekët– takimi i kryetares së Kosovës me kryetarin e Serbisë. Shpresj se kjo do të ndodhë sepse do të ishte “niveli i lartë“ komunikimi do ti hapte në mënyre automatike rrugët për kontakte më  intensive me nivele tjera. Dialogu i zonjës Jahjaga dhe zotëris Nikoliq , kishin hapur pytjet të cilat na e vështirsojnë jetën e përditshme të qytetarëve tanë…

ANALITIKA: Doni te thoni se nuk do te ketë tema politike?

PETROVIC: Sipas mendimit tim të gjitha temat janë politike, sepse për zgjidhjen e tyre duhet vullnet politik.

ANALITIKA: Ndihmës shefi i diplomacisë amerikane, Filip Gordon, ka thënë se Beogradi – edhe pse nga Sërbija “në këtë fazë“ nuk pritet ta pranoj pavarsinë e Kosovës  – me këte fakt një ditë  “do të pajtohemi“. A është dicka e tillë e mundshme?

PETROVIC: Në Balkan asgjë nuk ka shkuar shpejtë, dhe nuk do te shkoj as pranimi formal i Kosovës nga Beogardi . Ajo cka duhet bërë Serbija sipas mendimit tim, së pari duhet ta forcojë ekonominë e vet, dhe pastaj ta lehtësoj rrugën e Kosovës për në BE dhe ta mundësoj zhvillimin  më të shpejtë. Sa di une qëllimi i përbashkët i Kosovës dhe Serbisë janë integrimet evropiane . Edhe pse nga Beogradi vijnë deklarata të nxehta,kjo do të ndodhë.

ANALITIKA: Si i shikoni në mardhënjet në mes të Malit të Zi dhe  Kosovës? Në cfarë niveli janë ?

PETROVIC: Këto mardhënje janë tradicionalisht të mira, mirëpo gjithmonë ka prirje që ato të avansohen edhe më tepër…

ANALITIKA: A  është vendimi i Qeverisë se Malit te Zi që ti kembej ambasadorët me Prishtinën, hap në  atë drejtim?

PETROVIC: Po

ANALITIKA: Medijat spekululojnë se ambasadori i parë kosovarë në  Podgoricë mund të ishte  Azem Vllasi…

PETROVIC: Sa di unë, kandidati për ambasadorë të Kosovës në Podgoricë akoma nuk është emruar zyrtarisht.

ANALITIKA: Problem në këmbimin e ambasadorëve do ta bënte fakti se edhe pas premtimeve të organeve më të larta kosovare, malazezët në Kushtetutën kosovare edhe më tutje nuk egzistojnë . Ku ështe problemi ?

PETROVIC: Qeveria e Kosovës e ka bëre punën e vet dhe ka mar vendimin që ai lëshim të përmirsohet . Nuk dua të bëj gabime dhe të prognozoj se deri ku ka arritur  ky   proces Regjistrimi i kombësisë malazeze në Kushtetutën e Kosovës në këte moment është kompetencë e  Kuvendit,  kjo pytje është për ta.