Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Intervistë e Zëvendëskryeministrit Petrovic për “Danas”- “Në veri kriminelët më të fortë sesa të gjitha institucionet”

Slobodan Petrovic, Zëvendëskryeministër i Kosovës dhe lider i Partisë së Pavarur Liberale
Në veri kriminelët më të fortë sesa të gjitha institucionet
29/08/2011 19:42 | Prishtinë, Beograd | Politika e dyfishtë e Beogradit nuk është më e qëndrueshme: Slobodan PetrovicPrishtina njohu kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE si momentin e duhur për aksionin e vet

Slobodan Petrovic, Zëvendëskryeministër i Kosovës dhe lider i Partisë së Pavarur Liberale

Në veri kriminelët më të fortë sesa të gjitha institucionet

29/08/2011 19:42 | Prishtinë, Beograd | Politika e dyfishtë e Beogradit nuk është më e qëndrueshme: Slobodan PetrovicPrishtina njohu kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE si momentin e duhur për aksionin e vet

Autor: Snezhana Çongradin

Prishtina, Beograd – Kushti nga Bashkimi Evropian që Serbia duhet të shuajë institucionet paralele në Kosovë nuk është risi, por kësaj radhe është drejtuar në mënyrë më direkte dhe është ngjarje logjike pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, vlerëson për Danas kryetari i Partisë së Pavarur Liberale serbe Slobodan Petrovic i cili në Qeveri të Kosovës ka funksionin e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit për Pushtet Lokal.

A do të thotë kjo që qeveria në Prishtinë ka ngritur qëllimisht çështjen e shuarjes së institucioneve të Serbisë në veri për të kushtëzuar kandidaturën për anëtarësimin e saj?

– Është dilemë reale, dhe më të vërtetë, do të mund të interpretohej që është zgjedhur momenti i kandidaturës së Serbisë për të shtyrë problemet e pazgjedhura të cilët dobësojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës. Qytetarët në veri të Kosovës shohin aksionet e qeverisë nga Prishtina si sulm ndaj tyre, por kjo kurrsesi nuk është ashtu.

Për shkak të informimit të dobët, ata qytetarë nuk i japin mundësi Prishtinës që në mënyrë të duhur të tregojë qëllimet e veta të sinqerta. Nuk është aty vetëm Qeveria e Kosovës por edhe institucionet e BE-së. Qytetarët e veriut duhet të mendojnë për atë sa humbin dhe sa fitojnë me atë që një numër i vogël i njerëzve përfitojnë pasuri në kushte të marrëdhënieve të padefinuara.

Pse do të themelonte Serbia institucionet nëse tani do të merr vendimin për shuarjen e tyre?

– Në veri të Kosovës nuk ushtron pushtetin asnjë institucion, gjë që i ka dhënë hapësirë të gjerë kriminalitetit dhe forcimit të individëve shumë të fuqishëm. Duke pasur parasysh faktin që Serbia është pajtuar me praninë e EULEX-it në Kosovë, ekzistimi i atyre institucioneve nuk ka ndonjë qëllim të madh përpos që qytetarëve në veri të Kosovës t’ju japë të ardhura personale. Nga ana tjetër, qytetarët në veri kanë probleme të mëdha me infrastrukturë, ujë dhe ndotje nga plumbi ndërsa për këto çështje institucionet e përmendura nuk bëjnë asgjë.

Pra, çfarë qëllimi ka dashur të arrijë pushteti serb duke investuar të holla në themelimin e atyre institucioneve?

– Serbia është duke udhëhequr politikë të dyfishtë – për integrime evropiane dhe ruajtje të Kosovës, kështu që unë mendoj se kjo është arsyeja e investimit në institucionet në veri të Kosovës. Megjithatë, po bëhet shumë e qartë se arritja e të dy synimeve në të njëjtën kohë nuk është e qëndrueshme.

Serbia haptazi tregon pretendime ndaj pjesës veriore, sepse unë nuk mbaj mend kur Beogradi ka bërë diçka më të rëndësishme për serbët e Kosovës në jug të Ibrit. Qëllimi i investimeve të Serbisë në veri është mbijetesa e saj në jetën e Kosovës, gjë që nuk do të vihej në dyshim po të ishte transparente dhe në përputhje me BE-në dhe në përgjithësi me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë.

Edhe plani i Marti Ahtisarit parasheh që Serbia gjithsesi mundet të mbështesë sistemin arsimor dhe shëndetësor në Kosovë. Mirëpo, mbajtja e institucioneve të tilla si komunat të cilat nuk janë funksionale shkaku i arsyeve të njohura politike, thjesht nuk ka kuptim. Kjo nuk është në përputhje me standardet evropiane.

Sa të mëdha ishin rreziqet e aksionit të autoriteteve të Prishtinës në veri të Kosovës dhe brenda kontekstit të sigurisë a mund të flitet për arsyeshmerinë e aksionit?

– A ishte kjo një lëvizje e mirë për Prishtinën, do të tregojë koha. Rreziqet kanë qenë të mëdha, situata ka mundur më të vërtetë të dalë jashtë kontrollit ndërsa ende nuk mund të themi se nuk ka rrezik.

Megjithatë, pas asaj periudhe shumë të mundimshme, të gjithë mendojnë më kthjellët dhe sinqerisht shpresoj se të gjitha lëvizjet dhe planet do të transferohen në tryezën e bisedimeve.

Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të përdorin vetëm mjetet diplomatike për të arritur qëllimet e tyre.

Çfarë do të ndodhë nëse Serbia vazhdon me qëndrimin e vet dhe vendos për të mos shuar institucionet e saj?

– Unë besoj që me mbështetjen e Brukselit dhe në kuadër të dialogut të filluar do të gjenden zgjidhjet më të mira për sigurinë e qytetarëve tonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors