On the market of information technological innovation, a human brain dump generally refers to the review material that may be to be commited to memory or you can point out captured in electronic format through the way of any power device similar to a mobile phone, PERSONAL DIGITAL ASSISTANT, etc . It gives you almost a great replica in the exam that should be taken. In simple words, a new brain drop is actually a variety of the real concerns that would can be found in the examination, along with their responses. There can be different exam places including the 200-125 Braindumps. Mental performance dumps are generally provided by the firms who have a great affiliation with all the recent test takers. The particular 200-125 Test is also named “Cisco Accredited Network Connect Routing and also Switching". It truly is basically your Cisco Qualification. The test may be passed should you go through and also prepare the total study substance offered by a good reputed assessment preparation business. It is important to plan for the quiz serious. As soon as you take the by using a a good planning platform, that gets quite simple for you to complete the audit. 500-006 cisco 300-085 Exam Deposits Queries are actually a day worthwhile for the THIS expert. There are many graduates who wants to prefer this for the great experience currently truly challenging to get licensed for 300-085 Cisco Licensed Network Expert Collaboration. Your time and effort and all the time and effort will get lost if you stay failed to crystal clear 300-085 examination. It is very simple to clear 300-085 exams using the precise preparing with 300-085 braindumps which is provided by Braindumpspdf. Our 300-085 braindumps are extremely clear, assisting and totally comprehensive that may help you to prepare your own exam within the limited time for you to clear your current exam inside the first attempt. We provide the authentic supporting material that may be provided by our own experts as well as specialist absolutely help prepare your test in the limited time. 810-403 dumps On the market of information technological innovation, a human brain dump generally refers to the review material that may be to be commited to memory or you can point out captured in electronic format through the way of any power device similar to a mobile phone, PERSONAL DIGITAL ASSISTANT, etc . It gives you almost a great replica in the exam that should be taken. In simple words, a new brain drop is actually a variety of the real concerns that would can be found in the examination, along with their responses. There can be different exam places including the 200-125 Braindumps. Mental performance dumps are generally provided by the firms who have a great affiliation with all the recent test takers. The particular 200-125 Test is also named “Cisco Accredited Network Connect Routing and also Switching". It truly is basically your Cisco Qualification. The test may be passed should you go through and also prepare the total study substance offered by a good reputed assessment preparation business. It is important to plan for the quiz serious. As soon as you take the by using a a good planning platform, that gets quite simple for you to complete the audit. 070-480 exam dumps We are going to provide you the program that will help for connecting you using the 300-075 examination. We will supply you the unique ID as well as PIN to get into our information to prepare your own exams. Presently we have created the complete number of test which will check your preparing for 300-075 exam. The end result of each test will be analyzed by our own specialists to evaluate your Gresca exam formulations. Our professionals will remain related to you via live interacting conferences in where you can crystal clear your all predicament about the 300-075 exam deposits. You’re almost all fallouts and also examination is going to be kept within your personal accounts that would be simple for you to analyze your improvement also. 1z0-064 dumps We are going to provide you the program that will help for connecting you using the 300-075 examination. We will supply you the unique ID as well as PIN to get into our information to prepare your own exams. Presently we have created the complete number of test which will check your preparing for 300-075 exam. The end result of each test will be analyzed by our own specialists to evaluate your Gresca exam formulations. Our professionals will remain related to you via live interacting conferences in where you can crystal clear your all predicament about the 300-075 exam deposits. You’re almost all fallouts and also examination is going to be kept within your personal accounts that would be simple for you to analyze your improvement also. CAP dumps 300-075 Braindumps preparing material with regard to 300-075 examination dumps may be the upgraded planning plan which is planned through our specialists and experienced students. All of us helped a lot of graduates to supply them the actual bright professions by assisting them to crystal clear Cisco Accreditation. With the understanding of our professionals we have been successful to develop the particular 300-075 PDF FILE. We supplied you the totally free demo to select the glimpse of our own BrainDumps We are going to provide you the entire content with most recent update changings according to the newest requirements associated with 300-075 deposits. You will certainly get the totally free and most current updates whenever you will purchase our item.

Intervistë e Zëvendëskryeministrit Slobodan Petrovic dhënë magazinës “Status”

Petrovic: Jetën tuaj në duart tuaja

Me Zëvendëskryeministrin e Kosovës kemi biseduar në fillim të dhjetorit dy herë. Kemi filluar  në zyrën e qetë të tij në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë. Duke ardhur nga Beogradi  dhe duke depërtuar përmes “thuajse tollovisë së Beogradit” të tollovisë së trafikut në Prishtinë, jemi vonuar në terminin e caktuar dhe na ka ndërprerë xhirimi i caktuar më parë për BBC-në. Kemi vazhduar në mbrëmje në kafiterinë e rinisë së stërmbushur dhe të zëshme në Shtërpcë ku nënkryetari ka ardhur për festën e kryqit te kryetari i komunës dhe koleges së partisë Bratisllav Nikoliq.
 

Për Slobodan Petrovicin nuk ka dyshim  se Kosova është vendi i tij, ndërsa vendlindja Prishtina qyteti më i dashur, këtu e sheh ardhmërinë e tij  dhe ajo është vendi më i mirë në bote. Për këtë edhe është kurorëzuar në themelet e kishës së djegur Shën Nikolla në Prishtine në të cilën më herët janë kryqtar, ai, vëllai dhe motra e tij.

Për kurorëzimin e tij në kishën e djegur në  atë kohë është shkruar mjaft dhe Petrovic thotë se nga ajo nuk ka dashur të bëjë kurrfarë spektakli. Kjo është vetëm një pjesë çka ndiej unë për religjionin dhe Kosovën. Pjesë e motiveve të mia ka qenë edhe ngjallja e kësaj kishe  dhe tani jam i kënaqur që kjo kishë është aktive dhe aty  ka dy popa ku shkoj me familje me kënaqësi.
 

Slobodan Petrovic është njëri nga katër nënkryetarët e Qeverisë së Kosovës dhe politikani serb me pozitën më të lartë në Kosovë. Partia e tij liberale është partia e pare serbe e regjistruar në Kosovë pas vitit 1999, në parlamentin e Kosovës: ka 8 deputetë dhe aty është partia më e  fortë serbe. Përveç kësaj PLS participon ne gjashtë ministri qeveritare dhe në radhët e saj janë kryetarët e katër komunave në territorin e Kosovës, Graçanicë, Shtërpce, Kllokot dhe Partesh.
Petrovic është i lindur me 1969. Me arsim është jurist dhe para hyrjes në politikë ka qenë aktivist i OJQ-së, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Kur shkoni në Bruksel apo Uashington te bashkëbisedues  që nuk kanë të dhëna për situatën këtu, çka i thoni kur ju pyet çka po ndodhë kohëve të fundit në Kosovë?

– Nëse mund të bëj shaka, në fillim i them që mund të ndodhë çdo gjë, por nuk është e mërzitshme. Përpiqem që bashkëbisedueseve të mi t’ju  ofroj problemet tona dhe konkretisht të propozoj si mund të ndihmojnë. Ndodhitë në veri, kriza ekonomike, marrëdhëniet me fqinjë dhe bashkësinë ndërkombëtare. Është problem serioz politika jo e artikuluar e Beogradit  ndaj Kosovës, politika jo e definuar në mënyrën që e njohin njerëzit e thjeshtë, politikë që është e pa qartë e cila nuk ka rezultate. Sido që të jetë e di që situata jonë nuk është e vetme për të cilën ata mendojnë. Për këtë angazhohem të jem sa më konkret.

Si i keni marrëdhëniet  me Beogradin zyrtar?

– Si kishte me thënë një mik i imi, marrëdhëniet me Beogradin zyrtar janë jo zyrtare. Bisedime ka në nivele jo formale dhe takime të rastësishme kur na kryqëzohen rrugët.

A mund te na shpjegoni pak?

Politika e Kosovës nga ana e strukturave  politike në Beograd bazohet në interesa partiake por kjo mbështjellet në ombrelle të një patriotizmi jo bindës. Për fat të keq, kjo gati kurrë nuk ka qenë politikë me strategji, ka patur shpesh dëbime, kundërshtime, pa ide cili është hapi i ardhshëm. Ne serbët gati e kemi aprovuar atë që kur mos ta lëshojmë rastin për të lëshuar rastin.

Çka ju shihni për të madhe Qeverisë në Beograd ?

– Së pari, ne kur nuk i kemi vu në dyshim dëshirat e Beogradit, dhe këtë nuk do ta bëjmë. Pra, besojmë se Beogradi e dëshiron më të mirën për Serbët nga Kosova. Por besojmë se edhe nuk din mjaft për ato dëshira, interese dhe kush është përfaqësues i atyre interesave, apo të themi kanë informata të gabuara. Para se gjithash, ato janë ca ide qe merren me të kaluarën dhe më tepër ka demagogji sesa gjëra praktike. Ja, e shohin si është zhvilluar situata në veri të Kosovës.
Barrikadat së pari i ka përkrahë Beogradi, pastaj i ka lënë. Dhe gjithmonë është ashtu, sot është një e nesër tjetër. Nuk ka temë në të cilën është biseduar me më papërgjegjësi për politiken serbe nga Kosova.

A nuk është absurde p.sh. pas gjithë atyre vrasjeve të Serbëve në Kosovë të thoni se Beogradi është i pari në listë të problemeve tuaja?

-Nuk kam  thënë i pari, por është gjithsesi vendi nga presim diç tjetër përveç dërgimit të mesazheve konfuze, jo  të sinqerta dhe mesazhe një drejtimëshe të policisë serbe çmimin e të cilës e paguajnë serbët nga Kosova. Qëndrimi jonë politik është përshkruar më së miri në slloganin tonë “Jetën tënde në  duart tuaja”. Ne  nuk jemi më të mire apo me të kqinjë se bashkëkombësit tonë. Dimë të luftojmë që tanët të kanë kuptim. Nuk kërkojmë mëshirë, edhe pse problemet tona janë  të mëdha. Jam i sigurt që mund të tregojmë kualitete tona. Sepse, serbi me i suksesshëm në botë është  mu serbi nga Kosova – Novak Gjokoviq.

Për kryetarin e Serbisë, Qeverisë dhe Kuvendit, ju si Zëvendëskryeministër i Kosovës nuk ekzistoni, apo jo?

-Po, jam i vetëdijshëm se politika e partisë liberale nuk është populliste. Mund të mos pajtohen me të, por jo të na injorojnë. Sepse mu këtë politikë e përkrahin numri më i madh i serbëve që jeton dhe kanë votuar në Kosovë. Kjo është mu kështu. Para njëzet ditëve kam qenë në Nju Jork dhe Uashington dhe atje askush nuk e bën pyetjen e statusit të Kosovës. A më pëlqen kjo mu apo jo, po kjo është ashtu. Nëse Qeveria në Beograd don t’i ndihmojë dikujt, atëherë duhet ta dinë se sëmundja nuk mund te shërohet me diagnozë të gabuar. Pastaj pason humbja e orientimit. Sido që të jetë shteti si është Serbia-shteti me traditën me të gjatë në Ballkan, dikush që mund të jetë motor në regjion në çdo mënyrë, ishte dashur  që ngjarjet t’i shikojë për një periudhë më të gjatë e jo vetëm prej zgjedhjeve në zgjedhje.

Çka kishit dëshiruar të bënin Tadiqi, Cvetkoviqi dhe të tjerët në periudhën një, dy apo gjashtë mujore?
 – Po të isha në Beograd, do të isha i lumtur për faktin që një parti serbe e dyta sipas fuqisë në Qeverinë e Kosovës dhe votat e saj mund të vendosin për gjëra shumë të rëndësishme edhe për qëndrueshmërinë e kësaj qeverie. Kjo është fuqi serioze edhe një nga arsyet qe ju kam thënë se nuk jemi të sigurte se Beogradi  ka informata te  drejta për interesat se komunitetit serb.

Si, p.sh. Qeveria e Serbisë mund t’i ndihmojë komunat në Kosovë?

– A e dini kur doni dikujt ti ndihmoni, çdoherë e gjeni mënyrën si. Sipas planit te Ahtisarit, këtu janë formuar katër komuna serbe që gëzojnë autonomi të madhe dhe këto ka mundësi të ndihmohen nga Serbia. Jemi të vetëdijshëm se plani i Ahtisarit nuk është ideal, po e kemi pasur si një shans që nuk kemi guxuar ta lëshojmë. Shansa që i jep të drejta të mëdha dhe mundësi shtetit të Serbisë që me këto komuna të lidhet si në mënyrë financiare, politike, kulturore, arsimore….

A po e shfrytëzon Serbia këtë mundësi?

-Problemi më i madh nuk është te ndihmat apo dëshirës për ndihmë, por në mënyrën dhe keqpërdorimin. Ka arritur shuma të mëdha të hollash, por është bërë shumë pak. Ja komunat e formuara serbe në Kosove, edhe pse ato i zgjidhin problemet lokale te qytetarëve në jug të Ibrit, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Qeveria e Serbisë.

Si e përjetoni injorimin nga Beogradi, po mendoj edhe ju personalisht ?

– Me disa politikanë serbë nga Beogradi po shihem në Konferenca Ndërkombëtare dhe tregimi i tyre është tërësisht tjetër kur të bisedohet në mënyrë jo formale  dhe pa kamera. Para një kohe kam biseduar në Bruksel me një politikan të njohur nga Serbia dhe pas 40 minutash më pyeti si mund t’ju ndihmojmë? Unë ju përgjigja “Tërë këtë ta thoni edhe në mënyrë zyrtare – ja kështu mund të na ndihmoni”. E ai m’u përgjigj” “Po kjo në këtë moment është e pa mundur”.  Jam i sigurt se një numër shumë i madh serbësh janë te vetëdijshëm për realitetin dhe për atë se ne në Kosovë para se gjithash po luftojmë për mbetjen lakuriqe.

Ky realitet shkurt dhe qartë thotë – çka? Se Kosova nuk është më Serbi?

– Është realitet, më tepër se një decenie që Serbia në Kosove nuk ka asnjë ingerencë dhe  mos pyetni pse është kështu, le të përgjigjen të tjerët. Ata që na kanë sjellë në fund të fundit në këtë situatë. SLS është formuar para pesë vjetëve, në Kosovë në mënyrë që nëpërmjet institucioneve të luftoje për më tepër të drejta dhe jetë më të mirë të komunitetit serb, por edhe të të gjithë qytetarëve të tjerë në Kosovë. Kjo është puna jonë. E territori, statusi, pranimi, mospranimi, kjo nuk është puna jonë.

Përse?

– Sepse kjo është gjendja të cilën e kemi gjetur dhe ku duhet të punojmë. Dhe frikohem se Kosova për shumë veta është arsyetim për paaftësi dhe mospunë. Esenca është që kur gati të gjithë kanë ngritur duar, jam vënë në krye të një grupi njerëzish që kanë hyrë në një aventurë politike me një qëllim – ta mbajmë komunitetin serb në Kosovë.

Sa jeni në gjendje të ndikoni në politikë në Prishtinë?

– Ja shembulli më i freskët – kur kanë filluar gjatë verës problemet në veri, ishte rreziku të  zgjerohen edhe në pjesët tjera të Kosovës. E kemi evituar atë që të mos përsëritej situata e marsit e vitit 2004, ku me mijëra njerëz i kanë lëshuar shtëpitë e tyre. Gjithashtu mos mendoni se në Kosovë nuk ka rezistencë që Plani i Ahtisarit që garanton disa të drejta të komunitetit serb të bëhen ligje dhe të zbatohen ne terren. Ligji për Hoçën e Madhe, Qendrën Historike të Prizrenit, mbrojtja e trashëgimisë  fetare e kulturore dhe respektimi i gjuhës serbe si gjuhë zyrtare, garancione që komunat serbe ti zgjedhin komandantet policore, TV kanale në gjuhën serbe dhe shumë të tjera që janë pjesë e angazhimeve ditore. Për jetën  e serbëve në Kosovë tema te përditshme janë më të rëndësishme se ato në Bruksel.

Mos thatë rastësisht se serbët me 2004 e kanë lëshuar ”këtë regjion, e jo se janë përndjekur?

– Kushtet kanë qenë të atilla se ka qenë vështirë të jeni aty ku ju djegin shtëpinë, shitjen…Por dua t’iu them diçka tjetër. Ndoshta shumë politikan serb asaj pranvere të 2004-ës është dashur të sillen me përgjegjshëm dhe më ndryshe. E mos të flasim për vitin 1999, ku shumë patriotë kanë  qenë në ballë të kolonës që e kanë lëshuar Kosovën. Në ndërkohë i kemi humbur 12 vite të jetës dhe tani na duhen rezultate  kulminante për të arritur atë kohë. Dua të them që është gabim se për problemet se serbëve në Kosovë  të kërkohen veten nga ana shqiptare, ka aty edhe shumë faje tona.

Është biseduar që do të jeni anëtar i delegacionit të Kosovës në këto bisedime në Bruksel Tahiri-Stefanoviq. Çka u bë me këtë?

– Po,është biseduar që të jenë edhe përfaqësuesit serb në institucionet kosovare. Edhe pse mendoj se kisha mundur të jap kontributin tim?

Nëse nuk mashtrohem, Borko Stefanoviq, e ka vizituar këtë ndërtesë. A jeni takuar me të?

– Jo, ka kaluar dy herë pranë zyrës sime, por nuk është kthyer. Por  jam i mendimit se si bashkëbisedues i tij do të kisha qenë i dobishëm në mënyrë që ai të ketë më shumë informacione dhe të takohet me njerëz relevant.

Gjatë takimeve më zyrtarët e BE, SHBA, keni dëgjuar se Serbisë i është vënë kusht- “Ose BE ose Kosova?

– Nuk e kam të ditur që dikush nga Serbia po kërkon  njohjen formale, por insistohet në zgjedhjen e problemeve që ndikojnë në stabilitet të regjionit dhe kjo duhet të jete kusht ku fillon politika e re kosovare. Të gjitha të tjerat janë injorim i realitetit.

Cili është gabimi më i madh i Beogradit dhe cili i Prishtinës në Kosovë që nga viti 1999?

– Të gjithë e kanë të qartë se ka pasur shumë gabime në të gjitha anët. Por, për disa, ndoshta mund të ketë arsyetime. Bëhet fjalë për këtë: nuk është punuar sa duhet në pajtimin historik në mes të Shqiptarëve dhe Serbëve Të dyja palët kanë punuar më tepër në potencimin e dallimeve politike dhe etnike të serbëve dhe shqiptarëve, sesa në  ngjashmëritë dhe interesat e përbashkëta. Nëse kjo energji do të përdorej në përpjekje për tërhekje të investimeve të huaja p.sh. procesi i pajtimit dhe bashkëjetesës do të ishte më i relaksuar.

Si keni mundur që për një kohë të shkurtër SLS-në ta bëni partinë më të fortë serbe në Kosovë. Cila ishte reqeta?

– Ne jemi parti e cila, që nga fillimi kemi pasur vizion të qartë. Shpesh kemi qenë jo popullore, sepse politika jonë nuk bazohet në popullaritet, por në përgjegjësi. Jemi të përcaktuar që për atë që mendojmë se është më e mira, të jemi të gatshëm të flijohemi. Duke ju falënderuar kësaj, kemi arritur që të kemi përkrahjen e votueseve dhe nga 3 përqind në zgjedhjet e vitit 2007, ta ngrisim në 40 %, në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 2010. Çdo herë duhet vizioni, besimi në atë që punon dhe çdo here të pyesësh veten: “ku po shkoj unë”?

Sigurisht dini diçka për fushatën propaganduese dhe marketingun politik. Po e marr me mend se termet: “vizioni”, “politika përgjegjëse”, ”integrimi evropian” dhe te ngjashme te dikush në Rahovec apo Viti nuk pi ujë. Çka ju thoni atyre?

– Në vend se t’u themi diç, ne ju ofrojmë rezultate. Qindra banesa të ndërtuara, jo vetëm për të  rikthyerit por edhe për familjet me nevoja sociale. Me dhjetëra kilometra rrugë, ujësjellës, kanalizime, disa objekte sportive, qendra kulturore, ambulanca, shkolla të riparuara. Kemi filluar ndërtimin e spitalit në Graçanicë dhe në Shtërpcë e Partesh, të cilat ndërtime janë duke përfunduar. Në mandatin tonë kemi arritur të punësojmë 3000 serb. Pa qasje të tillë, serbët e Kosovës kishin me qenë raste sociale, dhe jo faktorë politik. Dua të potencoj që krejt kjo është bërë në jug të Ibrit, ku jetojnë dy të tretat e serbëve në Kosovë, edhe pse kohëve të fundit nga Beogradi duan të paraqesin që serbët  jetojnë në dhe rreth  Mitrovicës, e kjo nuk qëndron.

E  si ju përgjigjeni kur ju thonë: “Thaqi  ka dhënë të hollat për ndërtimin e këtyre shkollave dhe rrugëve që serbët në mënyrë  të qetë  të jetojnë në Kosovën e pavarur?

– Kjo pyetje është e njohur, me të cilën tregohet siç thonë pozicioni tradhtar. Me këtë pyetje dëshirojnë të drejtojnë të arsyetohemi. Por nuk kemi pse të arsyetohemi. Besoj që dikujt i duket e çuditshme ose jo lojale të shërbehet në Qeverinë e Kosovës. Por nëse dëshirojmë të mbetemi këtu për t’i mbrojtur bashkëqytetarët tanë dhe pasurinë trashëgimore fetare dhe kulturore, cila është mënyra më e mirë sesa pjesëmarrja në një Qeveri e cila është e formuar  dhe ndërkombëtarisht e pranuar.

Si është të jesh në Qeverinë e Hashim Thaçit?

– Mënyra se si përballemi me situatën aktuale është ajo që na definon. Në politikë nuk ka dashuri. Ajo që është me rëndësi për komunitetin tim sesa ndjenjat e mia është se në Qeverinë e Kosovës përfaqësoj interesat e serbëve të cilët me trimëri kanë vendosur të mbeten në Kosovë. Dhe dua t’ju përkujtoj të gjithëve se çfarëdo që bëjnë, duhet të kenë parasysh edhe qytetarët pakicë.

Si bisedoni me Thaçin dhe Ministra tjerë, në cilën gjuhë?

– Në gjuhën serbe, shqipe bile edhe në anglishte. Kryeministri nuk flet gjuhen serbe, por e kupton  pak. Anglishtja është gjuhë e  dytë andaj nuk ka probleme.

Pse numër i konsideruar i politikanëve shqiptarë nuk pranojnë të bisedojnë në gjuhën serbe?

– Kjo është para së gjithash pyetje për ta, sepse shumica e flasin mirë gjuhën serbe. Me dallim nga serbët e Kosovës të cilët e njohin dobët gjuhën shqipe. Të gjithë që flasin gjuhën serbe, me mua pa probleme komunikojmë në gjuhën serbe..

A flisni ju  gjuhën shqipe ?

– Përpiqem të avancoj atë që di, njohja ime e gjuhës shqipe është shumë e mirë por jo sa duhet të lavdërohem që e flas saktësisht. Nuk krenohem për këtë.

Çka mendohet në Qeverinë e Kosovës për faktin që dëshmitarët e Hagës nga Kosova po i përpinë terri ?

– Si njeri dhe si prind jam i pari që të zbardhen të gjitha krimet. Kjo është hipoteke e madhe për shoqërinë kosovare. Ndoshta tingëllon si frazë, por këtu është me rëndësi që secili ta kryen punën e vetë. Hulumtuesit posaçërisht. E puna ime është që sa të mundem t’i siguroj kushtet për serbët e Kosovës, e kjo punë të vazhdoj. Nuk e kuptoj logjikën që nuk duhet ndërtuar rrugë, çerdhe apo spitale derisa të përfundojnë  hulumtimet. Ne as biologjikisht nuk e kemi atë luks të presim.

Për ju thonë që jeni lojtari i preferuar amerikan në Kosovë edhe pse flisni edhe anglisht ?
– Punën të cilin e  bëjë e përcjellin shumë etiketime në një moment të komplikuar. Në këtë kuptim dua të jem efikas dhe me më shumë miq, kjo besoj është normale për realizimin e çdo qëllimi, sidomos politikë para se gjithash. Nëse mendoni se kjo pyetje është e çfarëdo lojtari, le të jetë ashtu…..

A nuk jeni mysafir i shpeshtë i Uashingtonit, shumë vite pjesëmarrës në lutjet e mëngjesit…..

– Është e vërtetë që jam politikani i vetëm serb nga Kosova që kam marrë pjesë disa herë në këtë ngjarje të madhe. Kjo është meritë por edhe rast të gjejë miq të rinj dhe t’i siguroj përkrahje politikës që unë e udhëheq.

Dhe, çfarë janë përvojat ?

-Jam takuar me përfaqësuesit e Amerikës, me nënkryetarët me sekretarët shtetëror të Stejt Departamentit, Senatit dhe Kongresit. Edhe pse ka paramendime që e përcjellin politikën  e SHBA-ve  ndaj serbëve të Kosovës, ata po na ndihmojnë mjaftë, sidomos në marrëdhëniet ndaj shqiptarëve në Kosovë .

Sa  serbë jetojnë për momentin në Kosovë ?

– Vlerësimet janë se ka rreth 120.000. Ja ky është një shembull ku Serbia bashkëqytetarëve më tepër ju ka bërë keq se ju ka ndihmuar. Kur në Kosovë në pranverë u organizua regjistrimi i popullsisë, Beogradi porositi  serbët që të mos regjistrohen, me premtimet se do të organizohet regjistrimi i posaçëm për serbët. Dhe ja kjo kurrë nuk ka ndodhur.

Sa njerëz në vitet e kaluara para një-dy viteve janë kthyer në Kosovë nga Serbia?

– Jo sa duhet, kthimi është proces i gjatë. Është mirë që trendi i shkuarjes është ngadalësuar. Ka raste që njerëzit të  kthehen në Kosovë, por pas një ose dy muajve e lëshojnë prapë. Nuk mund të gjenden, nuk kanë punë, duhet kuptuar njerëzit që nuk kanë durim…….

Theksuat pajtimin serbo-shqiptar. Kur të llogaritet e tëra, si do të shkojë në të ardhmen kjo gjë?

– Mënyra më e mirë të parashihet ardhmëria është krijimi i saj. Ekziston një perceptim evropian-ballkanik se shqiptarët në Kosovë janë tani të kënaqur dhe stër kënaqur. Po në numrin më të madh nuk janë. Sepse, jetojmë  keq, dhe mu këtu është çelësi  si  i përparimit të Kosovës dhe të pajtimit shqiptaro-serb në ekonomi.

Por lufta në Kosovë nuk ka filluar për shkak të ekonomisë. Rasti i mensës së studentëve vetëm ka  qenë shkak për demonstratë të vitit 1981?

– Mirë, nuk dua të them se problemet me decenje nuk mund të zgjidhen me shkop magjik. Nuk do të citoja fraza, por parakusht për çdo bashkëjetesë janë përfaqësuesit përgjegjës së Qeverisë të cilit shikojnë ardhmërinë. Në Kosovë janë kthyer edhe numër i madh  i shqiptarëve të cilët në këto vite 10-15 janë shkolluar në fakultete të jashtme të cilët flasin gjuhët, zotërojnë norma evropiane të sjelljes dhe mendimeve. Ky është kapital i madh, bile edhe për ardhmërinë serbe në Kosovë. Kur sot të shëtitni qendrës së Prishtinës dhe shihni atë me banalen-si janë të veshur njerëzit-kjo është në krahasim me kohën para  shtatë tetë vjetëve krejt një qytet tjetër.

Ju me familje jetoni në Kosovë, dhe ardhmërinë tuaj e shihni në Kosovë ?

– Absolutisht.

E keni djalin prej gjashtë vitesh. Ku do të shkoj në shkollë ?

– Si çdo prind dëshiroj që fëmija im të fitoj shkollim sa më të mirë. Fëmijët e serbëve në Kosovë mësojnë sipas sistemit të Republikës së Serbisë. Por kualiteti i mësimit është në nivel shumë të ultë. Jo vetëm për shkak se djalin tim, por do të doja të avancoja sistemin shkollor, jo vetëm në komunat serbe, që profesorëve të rinj t’u ofrojmë kushte që dëshirojnë të kthehen në Kosovë. Atëherë edhe për fëmijët tanë do të jetë më mirë, edhe për neve.

Si do të jetë në Kosovë viti 2012?

– Me atë se jemi partia e vetme serbe e cila merr pjesë në punën e Qeverisë së Kosovës, SLS është e përkushtuar për vetëm një qëllim: t’ju ndihmohet të gjithë serbëve të Kosovës që për vete dhe familjet e tyre të ndërtojnë një ardhmëri më të ndritshme dhe përparimtare. Nuk kam iluzione se nuk do të kemi sfida serioze. Por, nëse jemi  trima dhe të vendosur do të krijomë  kushte për një vend të mirë për jetë. Për këtë na duhet edhe fati në vitin 2012. Pas gjithë kësaj mendoj që e kemi merituar. Nëse më lejoni në fund do ta shfrytëzoja rastin që të gjithë qytetarëve të Kosovës,  si dhe lexueseve tuaj, t’i dëshiroj urimet për Vitin e Ri  dhe Kërshëndellat t’i kalojnë në paqe dhe pasuri.

 

Intervistoi: Goran Tarlac

Foto: Armenija Besevic