Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Komunat përkrahen me grande për bashkëpunim ndër-komunal

02 nëntor 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri Petrovic:  “Edhe me ligjin e ri për bashkëpunim ndër-komunal, aprovuar në korrik të këtij viti, konfirmohet rëndësia e këtij mjeti për avancimin e shërbimeve ndaj qytetarëve”

02 nëntor 2011, Prishtinë

Zëvendëskryeministri Petrovic:  “Edhe me ligjin e ri për bashkëpunim ndër-komunal, aprovuar në korrik të këtij viti, konfirmohet rëndësia e këtij mjeti për avancimin e shërbimeve ndaj qytetarëve”
 

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me UNDP-në në Kosovë dhe Asociacionin i Komunave të Kosovës (AKK) organizoi ceremoninë e nënshkrimit të shtatë grandeve të cilat mundësojnë realizimin e aktiviteteve të bashkëpunimit ndër-komunal në Kosovë. Përveç përfaqësuesve të MAPL-së ,të UNDP-së dhe AKK-së, në këtë ceremoni, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e komunave të përfshira në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Duke shprehur përkushtimin e MAPL-së për avancimin e qeverisjes lokale, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ritheksoi nevojën për bashkëpunim ndër-komunal gjë e cila iu mundëson komunave të plotësojnë mungesën e kapaciteteve njerëzore, organizative dhe financiare për ofrimin efikas të shërbimeve.

“Jam i bindur se këto praktika të mira, në të ardhmen e afërt do të bëhen pjesë e domosdoshme e aktiviteteve të komunave me qëllim të ofrimit sa më të mirë të shërbimeve për qytetarët dhe për promovimin e  zhvillimit lokal në mënyrë sa më efikase”, tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

Me këtë rast, Zv./Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Steliana Nedera tha se kjo përkrahje vjen edhe përmes projektit të UNDP-së i cili me kontributet e qeverisë norvegjeze fokusohet në fushën e decentralizimit, dhe shoi se:

“Përmes këtyre grandeve ne mbështesim promovimin e bashkëpunimit ndër-komunal si mjet i cili mundëson ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme publike në nivelin komunal në Kosovë”.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit ndër-komunal pasqyron gatishmërinë e MAPL-së, UNDP-së  dhe partnerëve tjerë që, bashkërisht, të mbështesin komunat, në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve institucionale, për të ofruar shërbime sa më efikase për të gjithë qytetarët në Kosovë.  Vlera e përgjithshme e këtyre  projekteve është rreth 150 mijë euro, derisa kohëzgjatja e implementimit të tyre, është prej 6 deri ne 9 muaj, varësisht nga specifikat projekteve individuale te komunave.

Marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim ndër-komunal
Junik – Gjakovë:

Titulli i projektit: Marrëveshje ndër-komunale për ngritjen dhe promovimin e kapaciteteve turistike në Komunën e Junikut dhe atë të Gjakovës.
Kllokot – Viti:

Titulli i projektit: Marrëveshja për krijimin e organeve të përbashkëta të shërbimit të inspektoratit midis Komunës së Kllokotit dhe asaj të Vitisë.
Partesh – Kllokot:

Titulli i projektit: Laboratori kimiko-bujqësor për analizat e dheut dhe të ujit.
Prishtinë – Graçanicë:

Titulli i projektit: Trajtimi i qenve endacakë në Komunën e Prishtinës dhe asaj të Graçanicës.
Ranillug – Kamenicë:

Titulli i projektit: Mirëmbajtja e rrugëve gjatë sezonit të dimrit.
Gjilan – Novobërdë:

Titulli i projektit: Mbrojtja dhe trajtimi i grykës së Stanishorit (mbrojtja e pyjeve).
Hani i Elezit – Kaçanik:

Titulli i projektit: Mbrojtja e pyjeve dhe shënjimi i pjesshëm i kufirit kadastral midis dy komunave.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors