Konferenca “Kick-off” për publikimin e shpalljes së Thirrjes së Dytë për propozime mbahet në Prishtinë me 29 Janar 2019

23 janar 2019, Prishtinë

 Drejtoria për Financim dhe Kontraktimin të fondeve të Asistencës së Bashkimit Evropian (CFCU) të Ministrisë së Financave të Malit të Zi ka publikuar Thirrjen e Dytë për Propozime për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi-Kosovë 2014-2020 më 15 janar 2019.

Shuma e përgjithshme indikative e disponueshme në këtë thirrje është 2,040,000.00 EUR dhe do të mbulojë prioritetet tematike të mëposhtme (TP):

– TP 1 – Promovimi i punësimit, mobilitetit të punës dhe përfshirjes sociale dhe kulturore në të anët e kufirit;

– TP 3- Inkurajimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Përveç kësaj, ne kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në Konferencën “Kick-off” që do të mbahet në Prishtinë më 29 janar 2019, duke filluar nga ora 10.00, në Hotel Garden.

Konferenca do të organizohet me rastin e hapjes së Thirrjes së Dytë për Propozime të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi dhe Kosovës 2014-2020 nga Strukturat Operative të Programit,  Zyra për Integrime Evropiane në Mal të Zi, Ministria e Financave e Malit te Zi – Drejtoria për kontraktim dhe financim të fondeve të BE-së, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik i Programit BNK Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë.