Nën patronatin e Ministrisë e Administrimit të Pushtetit Lokal për herë të tretë në Kosovë në Komunat: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Novobërde organizohet Konferenca Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale ku do të marrin pjesë përfaqësues të lartë politik nga Kosova, Kroacia, Sllovenia, Irlanda e Veriut, Maqedonia, Mali i Zi dhe ekspertë nga rajoni dhe më gjerë.
11 shtator 2012
Nën patronatin e Ministrisë e Administrimit të Pushtetit Lokal për herë të tretë në Kosovë në Komunat: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Novobërde organizohet Konferenca Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale ku do të marrin pjesë përfaqësues të lartë politik nga Kosova, Kroacia, Sllovenia, Irlanda e Veriut, Maqedonia, Mali i Zi dhe ekspertë nga rajoni dhe më gjerë.
Konferenca fillon më 14 shtator në ora 10:00, në Prishtinë “Ndërtesa e Qeverisë, Ish-Pallati i Shtypit” ndërsa vazhdon më 15 shtator në Komunat: Prizren, Mitrovicë dhe Novobërdë.
Në Konferencë do të marrin pjesë: z. Nevzat Bejta, Ministër i Pushtetit Lokal, Republika e Maqedonisë, z. Boris Milosevic, Zëvendës Ministër i Administratës, Republika e Kroacisë, z Ferdinand Pone , Zv. Ministër i Brendshëm, Republika e Shqipërisë, z. Zoran Jankovic, Kryetar i Lubjanës, z. Koce Trajanovski, Kryetar i Shkupit dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e rajonit dhe më gjerë.
Përfaqësues politik nga Kosova (dhe misionet diplomatike ndërkombëtare në Kosovë): z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës, z. Slobodan Petrovic, Zëvendës Kryeministër i Kosovës dhe Ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal, znj. Tracey Ann Jacobson, Ambasadore e SHBA në Republikën e Kosovës, z. Samuel Zhbogar, Përfaqësues i BE-së në Kosovë, z. Pieter Faith, Shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë,deputet të Kuvendit të Kosovës, Ministra, përfaqësues nga organizatat donatore, kryetarë komunash dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Organizmi i Konferencës Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale dhe Panairi i Komunave karakterizohet me reformat në qeverisjen lokale në Kosovë siç janë avancimin e legjislacionit, strategjia për qeverisje lokale si dhe krijimin komunave të reja.
Të arriturat në fushën e qeverisjes lokale në vend, imponojnë mobilizim dhe vullnet institucional për promovuar njërën ndër fushat më interes për vendin dhe qytetarët që është afirmimi i vlerave dhe të arriturave në fushën e qeverisjes Lokale konform standardeve evropiane.
Ekspertë dhe organizata të profilizuara për qeverisje lokale do të prezantojnë dhe shkëmbejnë përvoja për format dhe praktikat më të mira të qeverisjes që kanë për fokus ofrimin e shërbimeve sa më afër qytetarëve.
Diskutimi i përbashkët dhe shkëmbimi i përvojave rajonale dhe praktikave më të mira në mes të institucioneve të vetëqeverisjes lokale me aspirata drejt BE-së, do të përqendrohet në tri tema kryesore: I. Korniza Lokale Legjislative dhe Administrative, II. Nevojat për të Ndërtuar një Demokraci Evropiane Lokale dhe III. Resurset Lokale – Prioritetet Lokale.
Në kuadër të Konferenca Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale, më 14 shtator në ora 14:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, hapet Panairi i Komunave. Në panairin e komunave, Komunat e Kosovës do të prezantojnë punime që karakterizohen me traditat dhe vlerat historike organizative e popullore në Kosovë.
Për të gjitha detajet shtesë rreth organizimit të Konferencës dhe Panarit do të ju njoftojmë me kohë.
Ju lutem, për çdo informatë të na kontaktoni në adresat:
Lumnije Demi: lumnije.demi@rks-gov.net-044 361-106
Ardita Latifi: ardita.latifi@rks-gov.net – 044 636-161