Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Konferenca: Praktikat e Buxhetit Komunal

Organizuar nga projekti i USAID-it,  “Rritja Ekonomike dhe Fiskale”, nën përkujdesjen e Zëvendëskryeministrit dhe  Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, (MAPL) dhe Ministrit të  Financave (MF) u mbajt konferenca me temën “Praktikat e Buxhetit Komunal”… 26 prill 2011, Prishtinë,

Organizuar nga projekti i USAID-it,  “Rritja Ekonomike dhe Fiskale”, nën përkujdesjen e Zëvendëskryeministrit dhe  Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, (MAPL) dhe Ministrit të  Financave (MF) u mbajt konferenca me temën “Praktikat e Buxhetit Komunal”.

Në fjalën e tij hyrëse, Zëvendëskryeministrit dhe  Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është e përkushtuar fuqishëm, sa i përket zhvillimit të pushtetit lokal ne mënyrë që ato të jenë sa më efikase në zbatimin e procesit buxhetor.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se  hapi i parë që duhet ndërmmarë është që këto këto aktivitete të rëndësishme për efikasitetin e procesit buxhetor të zhvillohen bashkërisht me komunat dhe proejtkin mëbshtetës, ndërsa MAPL do të jetë një mbështetës i fortë i komunave.

"Projekti do të mund të na ndihmojë sa i përket reformave që në të ardhmen të ketë zhvillim më të madh sa i përket buxhetit për 2012-të, e cila do të na japë edhe doracak edhe këshilla shumë të mëdha si në mënyrë teknike. Për këtë do të ketë mbështetje edhe nga ana jonë, si dhe nga Ministria e Financave dhe Ministria e Pushtetit Lokal do të ketë përkrahje të mëdha sa i përket kësaj iniciative”, tha  Zëvendëskryeministri Petrovic.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka theksuar se financat publike nuk duhet të zhvillohen vetëm brenda Ministrisë së Financave, por edhe në nivel lokal dhe theksoi reformat e menaxhimit të financave publike janë duke vazhduar, ministri Hamza ka bërë të ditur se gjatë viti 2012 planifikohet të bëhet edhe një vlerësim i gjendjes së financave publike dhe mbi bazën e të cilit do të bëhen planet aksionare të cilat edhe do të implementohen.

Përfaqësues i  USAID-it amerikan,  z. Greg Olson ka theksuar se ndihma e USAID-it më tepër do të fokusohet në qeverisjen lokale dhe është mundësi e mirë për  t’i ndihmuar projektit zhvillimor të Kosovës  në forcimin e mekanizmave për përforcimin e demokracisë për zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmëri fiskale.

Nga raporti i vlerësimit, i prezantuar nga projekti i USAI-it, janë paraqatir format  se si  duhet të bëhen përgatitjet e Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale, dokument i përgatitur nga ana e zyrtarëve komunal në drejtim të cilësisë, planifikimit të të hyrave dhe shpenzimeve, ndarjes buxhetore të lidhur me prioritetet strategjike dhe aspektet teknike të mengjimit.

Në Konferencë morën  pjesë përfaqësues të Ministrive, Kryetarët e Komunave, Drejtorët për Buxhet dhe Financa, dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Qëllimi i kësaj konference ishte paraqitja e gjetjeve  dhe rekomandimeve të  Raportit të Vlerësimit të  Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale  të përgatitur  nga projekti GFSI. Në Konferencë  gjithashtu u diskutua për  masat që duhet marrë drejt  reformave për  përmirësimin  e  mëtejshëm të forcimit të qasjes së Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors