Konkluzionet e Konferencës
Prishtinë, më 5-6 shtator 2011
Preambula
Shtetet pjesëmarrëse në Konferencën e Dytë Vjetore për Vetëqeverisje Lokale, nënshkruese të kësaj Deklarate të përbashkët,
Konkluzionet e Konferencës
Prishtinë, më 5-6 shtator 2011
Preambula
Shtetet pjesëmarrëse në Konferencën e Dytë Vjetore për Vetëqeverisje Lokale, nënshkruese të kësaj Deklarate të përbashkët,
Duke marrë në konsideratë zhvillimet dhe trendet e vetëqeverisjes lokale në rajon dhe më gjerë;
Duke konsideruar se një nga metodat për të arritur qëllimet e përbashkëta për rritjen e mirëqenies së qytetarëve është përmes arritjes së bashkëpunimit në fushat administrative;
Duke theksuar se autoritetet e zgjedhura lokale, autoritetet rajonale dhe administrata e tyre janë një nga shtyllat kryesore të sistemeve demokratike dhe se e drejta e qytetarëve për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë themelore;
Kanë rënë në pajtim si më poshtë:
1. Konferenca ndërkombëtare për vetëqeverisje lokale do të organizohet në baza vjetore me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit, por dhe më gjerë.
2. Delegacionet pjesëmarrëse zotohen se do të kontribuojnë çdo vit, me pjesëmarrjen dhe prezantimet e tyre, në mënyrë që konferenca të shërbejë si forum për të diskutuar bashkërisht mundësitë dhe sfidat e modernizimit të vetëqeverisjes lokale.
3. Takimi i rregullt vjetor në Konferencë do të paraprihet nga vizita dypalëshe nëpër vendet pjesëmarrëse të funksionarëve të lartë politik, si dhe nga krijimi i një Komiteti të përkohshëm organizativ të Konferencës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjithë vendet e rajonit.
4. Shtetet pjesëmarrëse në konferencë zotohen se do të punojnë për të drejtuar pushtetin lokal në pajtim me parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.
5. Shtetet pjesëmarrëse zotohen të nxisin bashkëpunimin ndër-komunal dhe ndërkufitar të vendeve të rajonit.
6. Shtetet pjesëmarrëse e konsiderojnë zhvillimin cilësor i vetëqeverisjes lokale si një shans të mirë për të adresuar dhe akomoduar iniciativat eventuale të komuniteteve pakicë, për të nxitur dhe shtuar pjesëmarrjen e tyre aktive në procesin vendimmarrës për çështjet që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës së tyre.
7. Shtetet pjesëmarrëse do të krijojnë grupe ekspertësh për të shkëmbyer dhe diskutuar përvojat lidhur me çështjet si: (a) reformat ligjore, (b) konsolidimi i shërbimeve publike, (c) qeverisjen elektronike, (d) avancimin e reformës që ka të bëjë me fiskalitetin lokal,(e) nxitjen e qeverisjes se mirë dhe pjesëmarrjen e qytetareve ne jetën publike në nivel vendor si dhe (f) bashkëpunimin ndër-rajonal dhe ndërkufitar.
Duke falënderuar për kontributin e deritanishëm, delegacionet e shteteve pjesëmarrëse ftojnë komunitetin e donatorëve, të zgjedhurit lokal dhe shoqërinë civile të marrin pjesë aktive e kontribuojnë në aktivitetet e përbashkëta në nivel rajonal për vendosur një sistem cilësor dhe të qëndrueshëm të iniciativave dhe bashkëpunimit rajonal.
Duke qenë mysafirë në Republikën e Kosovës, shtetet pjesëmarrëse shprehin në mënyrë të veçantë mirënjohjen për iniciativën dhe organizimin e konferencës nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, që ka mundësuar njohjet dhe shkëmbimin e përvojave mes institucioneve e organizatave që merren me vetëqeverisjen lokale në rajon.