Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me mbështetje financiare të OSBE-së, u mbajt Konsultimi publik me kryesues dhe anetarë të komisioneve sektoriale nga ministritë e linjës, për Projekt-Rregulloren për mbikqyrjen e ligjshmërisë së akteve komunale. 17 prill 2014
Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me mbështetje financiare të OSBE-së, u mbajt Konsultimi publik me kryesues dhe anetarë të komisioneve sektoriale nga ministritë e linjës, për Projekt-Rregulloren për mbikqyrjen e ligjshmërisë së akteve komunale.
Takimin e kryesoi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit, e cila njoftoi të pranishmit, se ky Divizion ka hartuar konform Planit të Punës dhe Agjendës ligjore të ministrisë Projekt-Rregulloren për mbikqyrjen e ligjshmërisë së akteve komunale. Ajo me këtë rast shpjegoi për të pranishmit për procesin e funksionimit të këtyre komisioneve sektoriale dhe përmbajtjen e Projekt-rregullores e cila ka për qëllim të rregulloj procedurën dhe shqyrtimin e akteve komunale prej kohës kur adresohen tek Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për shqyrtimin e ligjshmërisë, i cili bëhet konform mandatit që ka MAPL-ja, si dhe procedurën e shqyrtimit të këtyre akteve nga ministritë e linjës.
Në këtë takim pjesmarrësit patën mundësinë që të japin komentet, plotësimet dhe sygjerimet e tyre para se kjo Projekt-Rregullore të hyjë në fuqi.