Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Konsultimi Publik me Zyrtarët Ligjor të Komunave për legjislacionin sekondar

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave te Kosovës dhe me mbështetje financiare te OSBE-së, u mbajt Konsultimi publik me Zyrtarët Ligjor të Komunave  të  Republikës së Kosovës. 14 prill 2014

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe me mbështetje financiare të OSBE-së, u mbajt Konsultimi publik me Zyrtarët Ligjor të Komunave  të  Republikës së Kosovës.

Takimin e kryesoi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse Divizioni për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit, e cila njoftoi të pranishmit, se ky Divizion ka hartuar konform Planit të Punës dhe Agjendës ligjore të ministrisë dy Projekt-Udhëzime administrative, për Komitetet obligative dhe organizimin e mbledhjeve. Ajo theksoj se hartimi i këtyre akteve ka  për qëllim përkrahjen e komunave në zbatimin e legjislacionit sekondar dhe lehtësimit të punës së tyre në praktikë, si dhe të rregullojnë funksionimin e Komiteteve të përhershme në komunë ashtu siç parashihet me Ligjin nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale.

Në pjesën e dytë të këtij takimi z.Xhevat Tafa prezantoj Projekt-Udhëzimin Administrativ për organizimin e mbledhjes së Kuvendit të komunës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors