Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave te Kosovës dhe me mbështetje financiare te OSBE-së, u mbajt Konsultimi publik me Zyrtarët Ligjor të Komunave të Republikës së Kosovës. 14 prill 2014
Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe me mbështetje financiare të OSBE-së, u mbajt Konsultimi publik me Zyrtarët Ligjor të Komunave të Republikës së Kosovës.
Takimin e kryesoi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse Divizioni për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit, e cila njoftoi të pranishmit, se ky Divizion ka hartuar konform Planit të Punës dhe Agjendës ligjore të ministrisë dy Projekt-Udhëzime administrative, për Komitetet obligative dhe organizimin e mbledhjeve. Ajo theksoj se hartimi i këtyre akteve ka për qëllim përkrahjen e komunave në zbatimin e legjislacionit sekondar dhe lehtësimit të punës së tyre në praktikë, si dhe të rregullojnë funksionimin e Komiteteve të përhershme në komunë ashtu siç parashihet me Ligjin nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale.
Në pjesën e dytë të këtij takimi z.Xhevat Tafa prezantoj Projekt-Udhëzimin Administrativ për organizimin e mbledhjes së Kuvendit të komunës.