Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, organizuan takimin me përfaqësues të komunave të Kosovës ku u diskutua lidhur me koordinimin sa më efikas të aktiviteteve në mes tri ministrive dhe komunave për investimet e huaja. 19 maj 2015, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, organizuan takimin me përfaqësues të komunave të Kosovës ku u diskutua lidhur me koordinimin sa më efikas të aktiviteteve në mes tri ministrive dhe komunave për investimet e huaja.
Përfaqësuesit nga MAPL, MPJ dhe MTI prezantuan fushëveprimin e tyre dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e mbështetjes për komunat lidhur me investimet e huaja. Drejtorit i Departamenti për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal në MAPL, z. Besim Kamberaj tha se Koordinimi i tri ministrive dhe komunave është shumë i nevojshëm për një zhvillim më të mirë dhe gjetjen e mundësive sa më të përshtatshme për prezantim sa më të mirë para investitorëve të potencial që janë të interesuar të investojnë në Kosovë. Lidhur me prezantimin e komunave për investitorët Drejtori Besim Kamberaj tha se komunat duhet të avancojnë përdorimin e qendrave One-Stop-Shop të avancohen me shërbime dhe plasim të informatave lidhur me mundësitë për investime nëpërmjet ueb-faqeve të komunave.
Në takimin me përfaqësuesit e komunave, u potencua se përdorimi sa më efikas i Rrjetit One-Stop-Shop-ve për ofrimin e shërbimeve të shpejta për qytetarët dhe bizneset, do të mund të mundësonte krijimin e një klime sa më mirë të zhvillimit të biznesit në Kosovë duke ofruar informata për qytetarët, bizneset e Kosovës dhe investitorët e huaj.
Me qëllim të intensifikimit dhe promovimit të Kosovës në raport me investimet e huaja, në takimin me përfaqësuesit e Komunave, të gjitha pjesëmarrësit u dakorduan që takime koordinuese të kësaj natyre të organizohen çdo tre muaj.