Koordinimi i bashkëpunimit komunal ndërkombëtar i qyteteve të Italisë me Komunat e Kosovës

12 dhjetor 2018, Prishtinë

Përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Lipjanit, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Itali në komunat Civita dhe Frascineto në Itali për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin komunal ndërkombëtar (binjakëzimin) mes komunave të Kosovës, Fushë Kosovës dhe Lipjanit me qytetet Civita dhe Frascineto në Itali.

Me këtë rast, u realizuan takime me përfaqësues të Komunës së Frascinetos të kryesuar nga Kryetari Angelo Catapano dhe takime me përfaqësues të Komunës së Civitas, të kryesuar nga Kryetari Alessandro Tocci.

Bashkëpunimi komunal ndërkombëtar mes komunave të Kosovës dhe komunave të Italisë, do të realizohet në vititn 2019, me nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit mes komunave, për bashkëpunim reciprok në fushën e kulutrës, arsimit dhe fusha të tjera me interes për komunat.