Kosova dhe IOWA fuqizojnë bashkëpunimin komunal ndërkombëtar

Des Moines & Fort Dodge, IOWA – SHBA, 2 prill 2019

Delegacioni i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kanë realizuar takimet e përbashkëta me përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe lokale të shtetit të IOWA-s.

Me përkrahjen e vazhdueshme nga Konsullata e Kosovës në IOWA, në vazhdimësi të formalizimit të 5 marrëveshjeve të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar ndërmjet komunave të Kosovës dhe atyre nga shteti i IOWA-s, janë diskutuar projektet konkrete nga fusha e zhvillimit ekonomik lokal, arsimit, zgjedhjeve lokale, punësimit, shëndetësisë dhe kulturës.

Delegacioni i MAPL-së është pritur në takime të veçanta nga senatori Zach Nunn dhe Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Sekretari i Shtetit Paul D Pate dhe kryetari i qytetit Fort Dodge Matt Bemrich.