Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë MARREVESHJE Partneriteti për asistencë teknike për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (2014-2020)

Marrëveshje partneritetit  për asistencë teknike për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (2014-2020) mes Maqedonisë dhe Kosovës ka për qëllim realizmin e projekteve të përbashkëta që lidhin vendbanimet e dy zonave kufitare të të dyja vendeve 19 shkurt 2016, Prishtinë

Marrëveshje partneritetit  për asistencë teknike për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (2014-2020) mes Maqedonisë dhe Kosovës ka për qëllim realizmin e projekteve të përbashkëta që lidhin vendbanimet e dy zonave kufitare të të dyja vendeve

Përfaqësues e autorizuar  të Republikës së  Kosovës  dhe Maqedonisë, nënshkruan sot Marrëveshjen  e  Partneritetit për asistencë teknike për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (2014-2020) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe  Republikës së Maqedonisë.

Marrëveshja u  nënshkrua  mes Ambasadorit të Kosovës në  Maqedoni, z. Ylber Hysa dhe Ministrit të  Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë, z. Lirim Shabani.

Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, Ambasadori i Republikës së  Kosovës në  Maqedoni, z. Ylber Hysa tha se kjo marrëveshje është rast  i mirë për të ofruar mundësinë e realizimit të projekteve me rendësi  infrastrukturore dhe absorbimi i këtyre projekteve hap dyert për përfitime të shumëfishta mes dy vendeve, Kosovës dhe Maqedonisë.

“Marrëveshja  për bashkëpunimin ndërkufitar ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në mes të vendeve në ngritjen e kapaciteteve absorbuese të institucioneve dhe në ngritjen  kohezionin social dhe ekonomik” tha Ambasadori Ylber Hysa me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Ministri i  Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë, z. Lirim Shabani falënderoi përfaqësuesit te Republikës së Kosovës për bashkëpunimin, dhe kjo marrëveshje është një mundësi që deri në vitin 2020 të financohet numër i madhe projektesh që do të zbatohet ne zonat kufitare mes dyja vendeve.

Marrëveshja e nënshkruar sot, siguron  organizimin dhe  partneritetin e përgjegjësive të secilit anëtar të projektit “Asistencë Teknike për CBC Kosovë-Maqedoni 2014-2020” në përputhje me organizimin,  metolodogjinë  dhe ndarjen e  buxhetit.

Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, të dyja Ministritë homologe nga Kosova dhe Maqedonia, përcaktojnë partneritetin dhe përgjegjësitë e përbashkëta për koordinimin e zbatimit të projekteve.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors