Marrëveshje partneritetit për asistencë teknike për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (2014-2020) mes Maqedonisë dhe Kosovës ka për qëllim realizmin e projekteve të përbashkëta që lidhin vendbanimet e dy zonave kufitare të të dyja vendeve 19 shkurt 2016, Prishtinë
Marrëveshje partneritetit për asistencë teknike për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (2014-2020) mes Maqedonisë dhe Kosovës ka për qëllim realizmin e projekteve të përbashkëta që lidhin vendbanimet e dy zonave kufitare të të dyja vendeve
Përfaqësues e autorizuar të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, nënshkruan sot Marrëveshjen e Partneritetit për asistencë teknike për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (2014-2020) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.
Marrëveshja u nënshkrua mes Ambasadorit të Kosovës në Maqedoni, z. Ylber Hysa dhe Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë, z. Lirim Shabani.
Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, z. Ylber Hysa tha se kjo marrëveshje është rast i mirë për të ofruar mundësinë e realizimit të projekteve me rendësi infrastrukturore dhe absorbimi i këtyre projekteve hap dyert për përfitime të shumëfishta mes dy vendeve, Kosovës dhe Maqedonisë.
“Marrëveshja për bashkëpunimin ndërkufitar ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në mes të vendeve në ngritjen e kapaciteteve absorbuese të institucioneve dhe në ngritjen kohezionin social dhe ekonomik” tha Ambasadori Ylber Hysa me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë, z. Lirim Shabani falënderoi përfaqësuesit te Republikës së Kosovës për bashkëpunimin, dhe kjo marrëveshje është një mundësi që deri në vitin 2020 të financohet numër i madhe projektesh që do të zbatohet ne zonat kufitare mes dyja vendeve.
Marrëveshja e nënshkruar sot, siguron organizimin dhe partneritetin e përgjegjësive të secilit anëtar të projektit “Asistencë Teknike për CBC Kosovë-Maqedoni 2014-2020” në përputhje me organizimin, metolodogjinë dhe ndarjen e buxhetit.
Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, të dyja Ministritë homologe nga Kosova dhe Maqedonia, përcaktojnë partneritetin dhe përgjegjësitë e përbashkëta për koordinimin e zbatimit të projekteve.