Kosova prezantohet në Forumin Parlamentar për Inteligjencë dhe Siguri në Addis Ababa

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha, përfaqësoi Republikën e Kosovës në Forumin Parlamentar për Inteligjencë dhe Siguri, i cili u mbajt në Addis Ababa, me ftesë të Kryetarit të Shtëpisë së Përfaqësuesve të Popullit të Etiopisë, Tagesse Chaffo, dhe ish-senatorit amerikan, njëherësh Kryetar i Forumit, Robert Pittenger.

Në kuadër të forumit, Zëvendësministri Batusha mbajti një fjalim në Parlamentin e Etiopisë dhe mori pjesë në panelin “Election Integrity and Democracy”, ku prezantoi përvojën e Republikës së Kosovës në ndërtimin e institucioneve demokratike, garantimin e integritetit zgjedhor dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Gjatë qëndrimit në Addis Ababa, Zëvendësministri Batusha zhvilloi takime me përfaqësues të parlamenteve, qeverive, organizatave të shoqërisë civile dhe investitorë nga Evropa, Afrika, Azia, Amerika dhe Australia. Këto takime shërbyen për shkëmbimin e përvojave, zgjerimin e bashkëpunimit dhe prezantimin e progresit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja në këtë forum përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë, promovimin e vlerave demokratike dhe thellimin e dialogut mbi çështjet e sigurisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors