Kryeministri i Republikës së z. Sali Berisha priti sot në takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, z. Sllobodan Petrovic… Zëvendëskryeministri Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë
26 maj 2011, Prishtinë
Kryeministri i Republikës së z. Sali Berisha priti sot në takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, z. Sllobodan Petrovic.
Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen në Republikën e Shqipërisë, Kryeministri Berisha e vlerësoi si shumë të veçantë vizitën e z. Petrovic në Shqipëri si një kontribut në marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe për shkëmbimin e përvojave në fushën e qeverisjes lokale.
Zëvendëskryeministri Petrovic e falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës. Ndërsa, falënderim të veçantë Zëvendëskryeministri Petrovic shprehi për kontributin që qeveria shqiptare ka dhënë për komunën e Graçanicës, duke theksuar se qytetarët e Gracanicës presin me kënaqësi të veçantë një vizitë të Kryeministrit në komunën e tyre.
Kryeministri Berisha dhe Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit të përbashkët ritheksuan se Bashkimi t Evropian është e ardhmja më e mirë e të dy vendeve, por dhe e mbarë rajonit.
Në takim gjithashtu u diskutua edhe pwr rëndësinë e procesit të decentralizimit, si shumë i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë dhe qeverisjen e mirë në shërbim të qytetarëve.
Në kuadër të agjendës së takimeve me përfaqësues politik të shtetit shqiptar, Zëvendëskryeministri Petrovic, gjatë ditës sot të takohet me Kryetaren e Parlamentit znj. Jozefina Topalli, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto dhe Ministrin e Punëve të Brendshme z. Bujar Nishani.