Në kuadër të koordinimit të aktiviteteve të rregullta mes nivelit qendror dhe lokal, , Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), organizoi takimin me Kryetarët e komunave të Kosovës ku u diskutua për temat me interes për Komunat e Kosovës.
19 tetor, 2015- Prishtinë,
Në kuadër të koordinimit të aktiviteteve të rregullta mes nivelit qendror dhe lokal, , Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), organizoi takimin me Kryetarët e komunave të Kosovës ku u diskutua për temat me interes për Komunat e Kosovës.
Temat kryesore që u diskutuan sot në takimin me kryetarët e komunave ishin të fokusuara në Strategjinë për vetëqeverisje lokale 2016-2026, Rregulloren për monitorim e komunave, Strategjinë lokale për ri-integrim, Progresin në implementimin e projekteve kapitale dhe përgatitjet për mbylljen e vitit fiskal 2015 dhe Dokumentin konceptual për qytetin e Prishtinës
Në takimin me Kryetarët e Komunave, Kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa tha se modernizi i shërbimeve të administratës lokale është një nga prioritetet bazë të qeverisjes lokale dhe se është vlerësuar se aktualisht me punën e MAPL-së dhe ministrive tjera të linjës është punuar mjaft shumë në aprovimin e disa dokumenteve të rëndësishme për të ardhmen e qeverisjes lokale dhe se përgatitja e tyre është bërë në bashkëpunim të mirë me komunat dhe akterët tjerë me interes.
“Kemi të bëjmë me platformën e re të zhvillimit të vetëqeverisjes lokale sipas parimeve të garantuara me Kushtetutë për qeverisjen e mirë dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarë, për këtë mandat të kësaj Qeverie” tha Kryeministri Isa Mustafa.
Kryeministri Mustafa theksoi se Strategjia për vetëqeverisjen lokale do të vendosë kornizat e politikave zhvillimore për reformën e pushtetit lokal, do të ndihmoj në zhvillimin ekonomik lokal, në politikat e financimit dhe avancimin e autonomisë së vetëqeverisjes lokale. Lidhur me Ligjin për qytetin e Prishtinës, Kryeministri Mustafa tha se Qeveria tashmë ka hartuar dokumentin konceptual për qytetin e Prishtinës si një obligim kushtetues, por njëkohësisht edhe si nevojë e funksionimit më të mirë të kryeqytetit, që nënkupton funksionimin edhe si kryeqytet edhe si komunë.
“Dokumenti ka qenë në dispozicion të publikut për një kohë të gjatë, ndërsa ne po mundohemi të marrim të gjitha masat që ai të përfundojë sa më shumë të shndërrohet pastaj në draft ligj dhe të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të plotësojmë edhe këtë obligim i cili del nga Kushtetuta dhe nga Ligji për Qeverisjen Lokale” tha Kryeministri Isa Mustafa.
Ne vlerësojmë se kemi bërë progres në disa fusha, edhe sa i përket zbatimit të ligjit, edhe sa i përket investimeve kapitale dhe cilësisë së investimeve kapitale në komuna dhe po ashtu vlerësojmë se është bërë një hap shumë i mirë në komuna sa i përket përmbushjes së disa obligimeve që ndërlidhet me komunat e që ka të bëjë me liberalizimin e vizave.
“Ne jemi tash në proces të liberalizimit të vizave, ky proces na detyron që të jemi më të kujdesshëm sa i përket riatdhesimit të qytetarëve tanë që janë jashtë, për çfarë mendoj se komunat kanë dhënë një kontribut mjaft të rëndësishëm” theksoi Kryeministri Mustafa.
Në takimin me Kryetarët e Komunave, Zëvendësministri Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, prezantoi Strategjinë për vetëqeverisje lokale 2016-2026, të përgatitur Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe e cila është proceduar Strategjinë për aprovim në Qeveri dhe ka për bazë Rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike, sociale dhe strukturore lokale për të siguruar që parametrat e politikave lokale dhe modalitetet financiare të sjellin risi në zhvillimin e Komunave.
Zëvendësministri Gecaj foli edhe për Rregulloren e MAPL-së për shqyrtimin administrativ të akteve të Komunave, qëllimi i së cilës është përcaktimi i procedurave për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës, si dhe obligimeve të MAPL-së, ministrive të linjës dhe institucioneve tjera përgjegjëse për këtë proces dhe vlen për të gjitha aktet të cilat nxirren nga Kuvendi i Komunës dhe Kryetari i Komunës gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre.
Në takimin me kryetarët e komunave u diskutua edhe përmbushja e obligimeve nga komunat lidhur me agjendën evropiane për procesin e liberalizimit të vizave dhe Miratimin e Planeve Lokale për Ri-integrim dhe përmbushja e obligimeve ndërkombëtare që derivojnë nga procesi i liberalizimit të vizave, në veçanti plotësimi i kritereve për ri-integrim në Bashkimin Evropian. Në takim u theksua se deri më tani 13 komuna kanë themeluar grupin punues për hartimin e planit lokal të veprimit për ri-integrim nga gjithsejtë 38 komunat e Republikës së Kosovës.
Ndërsa me qëllim të avancimit të infrastrukturës publike në komuna, në takim u raportua se MAPL nga fondet e investimeve kapitale për vitin 2015 financon dhe bashkë financon projekte të infrastrukturës publike komunale që përfshijnë 76 projekte në vlerë prej 3.2 milion euro. Këto projekte kryesisht janë të fokusuara në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, shëndetësore, kulturore, arsimore, ambientit etj.
Në takimin me Kryetarët e komunave morri pjesë edhe Ministri I Financave Abdullah Hoti I cili foli për Komisionin e Grandeve për komunat, shpërndarjen e barabartë të buxhetit në komuna dhe të hyrat vetanake.