Prishtinë, 08 prill 2020
Ministrja Emilija Redžepi së bashku me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kanë realizuar vizitat në komunat: Kamenicë dhe Gjilan, me ç’rast janë pritur nga kryetarët e këtyre komunave dhe shtabet emergjente, ku kanë diskutuar lidhur me bashkërendimin e aktiviteteve ndërmjet Qeverisë dhe komunave, me qëllim të luftimit të pandemisë së virusit Corona-COVID-19.

Kryeministri dhe Ministrja e MAPL-së kanë siguruar Kryetarët e Komunave se do të vazhdojë përkrahja e Qeverisë për komunat edhe gjatë kësaj faze emergjente, por edhe pas përfundimit të pandemisë. Kryeministri dhe Ministrja e MAPL-së janë shprehur të gatshëm që të vazhdojnë të adresojnë kërkesat e Kryetarëve të Komunave, sa i përket përmbushjes së detyrimeve të tyre në kuadër fushave të kompetencave komunale në procesin e menaxhimit të situatës; por edhe përkrahjes financiare dhe furnizimit me pajisje gjatë situatës emergjente.

Kryeministri dhe Ministrja e MAPL-së, njëkohësisht kanë kërkuar nga Kryetarët që të udhëzojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e IKShP-së.


