Kryeministri Kurti, Ministri Krasniqi dhe Ministri Aliu përuruan fillimin e punimeve të projektit për rregullimin e rrjetit të ujësjellsit në lagjet 028 – 029 dhe fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh

Prishtinë, 28 dhjetor 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësiror dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu kanë përuruar fillimin e punimeve për realizimin e projektit për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit për lagjet 028 – 029 dhe fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh.
Ky projekt ka për qëllim rregullimin e rrjetit të ujësjellsit për lagjet 028 – 029 si dhe fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh në mënyrë që të sigurohet për herë të parë uji i pijës për banorët e këtyre fshatrave dhe lagjeve me rreth 10 mijë banorë. Ky projekt prej 3 million euro do të përfundoj brenda 2 viteve.