Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic u takuan me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.
Prishtinë, 11 korrik 2012

Me këtë rast, kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës falënderoi NATO-n si dhe të gjitha shtetet anëtare të NATO-s që kanë mbështetur dhe vazhdojnë t’a mbështesin Kosovën dhe popullin e saj.
Gjithashtu z. Thaçi falënderoi edhe për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në.