Me datën 28.02.2014 është mbajtur seanca informuese me rastin e lansimit të fondeve për Zhvillimin Rajonal dhe për Zhvillimin e Infrastrukturës në Rajonin Ekonomik Perëndim për vitin 2014 nga MAPL-ja. 03 mars 2014
Me datën 28.02.2014 është mbajtur seanca informuese me rastin e lansimit të fondeve për Zhvillimin Rajonal, dhe për Zhvillimin e Infrastrukturës, në Rajonin Ekonomik Perëndim për vitin 2014 nga MAPL-ja.
Fondet e MAPL-së kanë për qëllim të përkrahin zhvillimin ekonomik rajonal dhe zhvillimin e infrastrukturës ekonomiko- sociale, në pesë rajonet ekonomike në Kosovë. Shuma e financuar nga MAPL-ja për sektorin e zhvillimit rajonal të komunave do të jetë në shumë prej 900.000.00 €, kurse fondi tjetër i zhvillimit të infrastrukturës ekonomike dhe sociale që do t’i ipet komunave nga MAPL-ja, për vitin 2014, është në shumë prej 2,500,000.00 €. Objektivat kryesore të kësaj skeme janë:
– mbështetja e rigjenerimit ekonomik rajonal
– krijimi i punësimeve
-përmirësimi i shërbimeve komunale
-zhvillimi i infrastrukturës ekonomike dhe sociale
Përfituesit nga kjo skemë do të jenë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Afati i fundit për aplikim nga ana e të interesurëve për aplikimin në ketë fond është data 14 Mars 2014, deri ne ora 16 :00.