13 shkurt 2019, Prishtinë
Dje, me datë 12 shkurt 2019, nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është lansuar fondin për performancë komunale – mjedisi i pastër, bashkëfinancim i MMPH-së, GIZ dhe Komisionit Evropian.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka bashkërenduar aktivitetet me MPMH-në dhe GIZ-in për grantin e performancës komunale – mjedisi i pastër, ku në procesin e kualifikimit dhe vlerësimit të komunave do të përdoren kriteret minimale, si dhe sistemi i vlerësimit të performancës komunale.
Kjo ngjarje ka shënuar një përpjekje të përbashkët institucionale që të bashkërendojnë aktivitetet edhe në raport me donatorët, në mënyrë që të krijojmë një sistem efikas dhe të integruar, ku komunat përfitojnë në baza meritore dhe sipas sipas kritereve të qarta, e që ka për qëllim rritjen e llogaridhënies në nivelin lokal të qeverisjes dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve komunale.