Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Liberalizimi i vizave: Obligimet e Komunave në procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar

Në kuadër të procesit për ri-integrimin e personave të ri-atdhesuar dhe koordinimit institucional mes nivelit qendror  dhe atij lokal… 4 prill 2011, Prishtinë

Në kuadër të procesit për ri-integrimin e personave të ri-atdhesuar dhe koordinimit institucional mes nivelit qendror  dhe atij lokal, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit  Lokal, z. Slobodan Perovic, Ministrja e Integrimeve Evropiane znj. Vlora Çitaku dhe Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi takuan përfaqësuesit komunal të  Zyrave komunale për kthim dhe komunitete dha ata për integrime Evropian.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic tha se  "komunat kanë rol të rëndësishëm në procesin e ri-integrimit dhe se procesi i  riatdhesimit dhe ri-integrimit është një ndër pikat kryesore drejt liberalizimit të vizave ku një rol mjaft të rëndësishëm në këtë proces e kanë komunat përkatësisht zyrat komunale për komunitete dhe kthim".

Në mënyre që procesi i  ri-integrimit të zhvillohet në mënyrë sa më të suksesshme dhe pa implikime buxhetore, Zëvendëskryeministri Petrovic njoftoi se Qeveria e Kosovës ka ndarë 3.5 milon euro për realizimin e këtij procesi.

Zëvendëskryeministri Petrovic,  kërkoi nga zyrtarët komunal që të përgatiten të dhëna të sakta lidhur me statistikat e personave të riatdhesuar në mënyrë që ky proces të realizohet mbi bazën e raportimit faktit dhe të drejtë nga vet komunat.

Zëvendëskryeministri  Petrovic, tha se "Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të ofroj mbështetje të vazhdueshme për komunat në procesin e ri-atdhesimit dhe se me gjitha kapacitetet  që ka do të jetë në dispozicion të komunave në mënyrë që ky proces të zbatohet me sukses".

Ndërsa Ministrja e Integrimeve Evropiane, znj. Vlora Çitaku  tha se procesi i ri-integrimit të personave të riatdhesuar është një proces mjaft i rëndësishëm për Kosovën dhe se lidhet drejtpërdrejtë me liberalizmin e vizave dhe marrëveshjen e Kosovës për tregti të lirë me BE- në. Po ashtu znj. Çitaku kërkoi nga zyrtarët komunal që procesi i ri-integrimit të vendoset si një prioritet i rëndësishëm për komunat dhe të punohet më përkushtim serioz në këtë drejtim.

Duke folur për rëndësinë që kanë komunat në procesin  e ri-integrimit të personave të riatdhesuar, Ministri i  Punëve të Brendshme  z. Bajram Rexhepi tha se destinimi kryesor i personave që do të kthehen është komuna, andaj përkushtimi i komunave në këtë drejtim duhet të jetë i një niveli mjaft të lartë.  Duke theksuar rëndësinë e veçantë që ka procesi i  riatdhesimit z. Rexhepi procesi i  ri-integrimit  të   personave të ri-atdhesuar është proces me interes nacional dhe politik për vendin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors