Prishtinë, 28 tetor 2020
Është mbajtur takimi i parë on-line i Task Forcës së Përbashkët për programimin e IPA III 2021-2027, të programit të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.
Përgjatë takimit u prezantua dhe u miratuan Rregullat Procedurale të Task Forcës së Përbashkët, planin indikativ të procesit të programimit, gjetjet nga pyetësorët dhe SWOT analiza e zonës së pranueshme të programit, diskutimet lidhur me grupet programore dhe prioritetet tematike të programit.
Në përmbyllje të takimit, anëtarët e Task Forcës së Përbashkët u pajtuan që takimet e radhës të mbahet përgjatë muajit nëntor me qëllim të kompletimit dhe përmbylljes së procesit.