Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe AKK kanë mbajtur takimin e përbashkët me Kolegjiumin e Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave të Kosovës

17 qershor 2019, Prishtinë

Në vazhdimësi të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, sot është mbajtur takimi i përbashkët me Kolegjiumin e Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave të Kosovës.

Në këtë takim u diskutuan temat lidhur me Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr.01/2018 për Caktimin e Stafit Mbështetës në Komuna, Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr.02/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.03/2014 për Procedurën e Themelimit, Përbërjen dhe kompetencat e Komiteteve të Përhershme në Komunë.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe afati për shqyrtimin/konfirmimin e ligjshmërisë së akteve të komunave nga ana e MAPL-së dhe Ministrive të linjës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors