MAPL dhe Ambasada Britanike i kanë dhuruar pajisjet për përkthim simulant komunës së Graçanicës

17 Shtator 2011, Prishtinë
Slobodan Petrovic: “Pajisjet për përkthim simulant do të përmirësojnë punën në komunën e Graçanicës

17 Shtator 2011, Prishtinë

Slobodan Petrovic: “Pajisjet për përkthim simulant do të përmirësojnë punën në komunën e Graçanicës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe  Ambasada e Britanisë së Madhe, me mjetet e përbashkëta kanë  dhuruar pajisjet për përkthim simulant komunës së Graçanicës.

Zëvendëskryeministri dhe Ministër  i Administrimit të Pushtetit lokal, Slobodan Petrovic, ka thënë se qëllimi i dhënies së pajisjeve ka qenë përmirësimi i punës së komunës së Graçanicës, në fushën e përkthimit.

"Pres se do të kemi sërish rast në periudhën që vjen të ndihmojmë, si komunës së Graçanicës ashtu edhe të gjitha komunave tjera, pa marrë parasysh në cilin vened të Kosovës gjenden”, ka thënë ministri Petrovic.

Kryetari i Komunës së  Graçanicës, Bojan Stojanoviq, ka thëne se pajisjet për përkthim simulant do të ndihmojnë në punën në vijim të komunës së Graçanicës dhe ka shtuar se  Zëvendëskryeministri edhe në këtë mënyrë ka treguar se kujdeset për punën në komuna, sepse donacioni i sotëm është siguruar me ndërmjetësimin  e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Dorëzimi i pajisjeve për përkthim simulant komunës së Graçanicës është pjese e projektit të përbashkët, me të cilin Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ambasada e Britanisë së Madhe i ndihmojnë  komuniteteve në 25 komuna në Kosovë.

Gjithashtu sot në Graçanicë është mbajtur turniri i basketbollit me titull  “Më tepër se lojë” në të cilin kanë marrë pjesë fëmijët nga komunat: Graçanicë, Prishtinë, Lipjan dhe Fushë Kosovë.

Turniri është organizuar nga ana e  komunës  së Graçanicës , UNDP  dhe Ambasade e  Britanisë së Madhe, me qëllim që rinia të inkurajohet në shoqërim, si dhe të promovohet Olimpiada e Ardhshme në Londër,  në vitin 2012.

Zëvendëskryeministri ka theksuar se  Ministria për  Kulturë, si vet Qeveria e Kosovës edhe në të ardhmen do të përkrahin organizimin e aktiviteteve sportive.