Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe GIZ organizuan Punëtorinë për Bashkëpunim Ndërkufitar Shqipëri-Maqedoni-Kosovë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal  në bashkëpunim me  Organizatën e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, Projekti për Zhvillim Ekonomik Rural, organizuan punëtorinë  për Bashkëpunim Ndërkufitar në mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.

08 dhjetor 2011, e mërkurë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal  në bashkëpunim me  Organizatën e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, Projekti për Zhvillim Ekonomik Rural, organizuan punëtorinë  për Bashkëpunim Ndërkufitar në mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte identifikimi i prioriteteve zhvillimore për bashkëpunim ndërkufitar dhe zhvillim ekonomik regjional në të tri vendet m,e qëllim të integrimit të mëtutjeshëm të regjioneve drejt BE-së.

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Basri Musmurati tha se këtë vit janë arritur suksese të mëdha sa i përket Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe janë   nënshkruar marrëveshje për programet e IPA së për   Bashkëpunim Ndërkufitar më Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe se shpejti pritet edhe me Malin e Zi.

Zëvendësministri Musmurati tha se Kosova dhe vendet përtej kufijve të saj janë shumë të vogla për të pasur politika zhvillimi të pavarura nga njëra tjetra dhe nga ky  këndvështrim, vazhdimësia e bashkëpunimit ekonomik, social, kulturor  bazuar në një dimension rajonal të politikave të zhvillimit përtej kufijve kombëtar dhe rajonal është një domosdoshmëri.

Nga ky këndvështrim, z. Musmurati tha se  iniciativat e zhvillimit rajonal dhe bashkëpunimi midis vendeve tona duhet të globalizohen dhe se përmasat e vogla të shteteve të Ballkanit, lejojnë dhe bëjnë të domosdoshme që investimet dhe politikat me një dimension rajonal të gjenerojnë sinergji, e vlerë të shtuar, të rëndësishme veçanërisht në sektorët e prodhimit, infrastrukturës, transportit, energjisë, telekomunikacionit, ambientit etj). Këto janë çelësi i rritjes tonë ekonomike.

“Objektivi i përgjithshëm i këtyre programeve është promovimi i bashkëpunimit ndërmjet njerëzve, komuniteteve dhe institucioneve të zonave kufitare, me synim arritjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet dhe prosperitetit në interes të qytetarëve të vendeve tona”  theksoi Zëvendësministri Musmurati.

Për rëndësinë e bashkëpunim Ndërkufitar Shqipëri-Maqedoni-Kosovë, foli edhe Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja, dhe përfaqësues nga vendet e rajonit, pjesëmarrës në punëtori.
 

Në Punëtorinë për bashkëpunim Ndërkufitar Shqipëri-Maqedoni-Kosovë, morën pjesë përfaqësues të lartë nga Qeveria e Kosovës, Maqedoni dhe Shqipëria dhe përfaqësues të komunave.

Iniciativa për organizmin e kësaj punëtorie të përbashkët për Bashkëpunim ndërkufitarë në mes te  Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës ka filluar gjatë takimeve te përbashkëta të komunave të Kosovës nga Regjioni i Sharrit, Regjioni Jug Lindje,  regjioni i Pollogut nga Maqedonia dhe regjioni i Dibrës ne Shqipëri te organizuar ne maj te vitit 2011 në.
 

Në këtë punëtori u ofruan  informacione lidhur me fondet e IPA-së për bashkëpunim ndërkufitar për vitet në vijim, si dhe do të prezantohen përvojat më të mira të projekteve ndërkufitare.
 

Në fokus të veçantë ishin diskutimet për temat mbi potencialet për zhvillimin e turizmit,  produktet regjionale,  Parku Nacional i Bjeshkëve të Sharrit dhe  menaxhimi i mbeturinave, parandalimin e zjarrit dhe vërshimeve.
 
Gjatë kësaj ngjarje, gjithashtu u  prezantuan produktet tradicionale nga regjionet si dhe projekt-propozime.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors