Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e ekspertëve të TAIEX nga Komisioni Evropian, nga data 20 deri më 22 shtator 2017, kanë organizuar trajnimin tre ditor për grupin punues ndërministror për “Hartimin e koncept dokumentit për emrat dhe kufijtë administrativ të komunave”. 25 Shtator 2017,Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e ekspertëve të TAIEX nga Komisioni Evropian, nga data 20 deri më 22 shtator 2017, kanë organizuar trajnimin tre ditor për grupin punues ndërministror për “Hartimin e koncept dokumentit për emrat dhe kufijtë administrativ të komunave”.
Trajnimi tre ditor i misionit të ekspertëve të TAIEX i përfaqësuar nga z. Andrej Cokert nga Sllovenia, kishte për qëllim ofrimin e mbështetjes për MAPL-në për sa i përket koncepteve dhe standardeve ndërkombëtare të zbatueshme në fushën e pikëpamjes organizative, administrative dhe ligjore, duke përfshirë Direktivën INSPIRE 2007/2/EC dhe Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale(CETS Nr.122), si dhe prezantimin e parimeve themelore dhe zgjidhjet e mundshme për krijimin dhe përcaktimin e territorit të komunave.
Përgjatë tre ditëve të trajnimit, në fokus të diskutimit janë vënë temat si: Direktiva INSPIRE 2007/2/EC dhe Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale(CETS Nr.122), parimet themelore të bazës kushtetuese sllovene në vetëqeverisjen lokale dhe roli i Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale (Këshilli i Evropës), baza ligjore e Sllovenisë për vetëqeverisjen lokale, vlerat evropiane të vetëqeverisjes lokale në Slloveni – reformat nga viti 1994, marrëdhëniet ndërmjet madhësisë së komunave dhe detyrave të tyre, prezantimi i aktit që rregullon caktimin e zonave, emërtimin dhe shënimin e vendbanimeve, rrugëve dhe ndërtesave në Slloveni, baza ligjore e njësive territoriale në Slloveni. Ndërkaq, prezantimin e koncept dokumentit për emrat dhe kufijtë administrativ të komunave është bërë nga kryesuesja e grupit punues ndërministror znj. Flutura Hoxha.
Në përmbyllje të trajnimit, eksperti i misionit dhe pjesëmarrësit e trajnimit e vlerësuan si pozitive mbështetjen e ofruar dhe shkëmbimin e përvojave në drejtim të finalizimit të koncept dokumentit.