Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe misioni i OSBE-së në Kosovë mbajnë takimin e rradhës me Kryetarët e Komunave dhe Institucionet e Qeverisë Qendrore

22 Shtator 2018, Strugë,

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë organizuan “Takimin e radhës konsultativ të Kryetarëve të Komunave me Institucionet e Qeverisë Qendrore”.

Ngjarja është organizuar në vazhdën e komunikimit të rregullt të institucioneve me qëllim të adresimit të çështjeve dhe obligimeve parësore të ndërlidhura me kompetencat e komunave.

Ministri i MAPL-së z. Ivan Todosijevic u dëshiroi mirëseardhje gjithë të pranishmëve për pjesëmarrjen e tyre në takimin e përbashkët, në periudhën kur po përmbyllet pjesa e fundit e vitit 2018, duke rezultuar suksesshëm në një numër të madh të objektivave për avancimin e pushtetit lokal.

   

   

Në mënyrë të detajuar, Ministri Todosijevic prezantoi rezultatet arritura të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal përgjatë vitit 2018, duke vënë në fokus agjendën e ngjeshur të aktiviteteve të parapara në programet e qeverisë, përfshirë zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale, Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Agjendës për Reforma Evropiane, si dhe strategjive të tjera sektoriale.

   

  

Në kuadër të Planit të Punës së Qeverisë, MAPL ka qenë e përfshirë në zbatimin e 21 aktiviteteve të ndërlidhura me prioritetet strategjike të Qeverisë, dhe 46 aktiviteteve në kuadër të prioriteve sektoriale.

  

Po ashtu, objektivat e MAPL-së sipas këtij programi të Qeverisë, janë të orientuara në:

1)Avancimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale në përputhje me orientimet strategjike përmes zhvillimit të politikave dhe kuadrit ligjor;
2)Forcimin e ligjshmërisë së vendimmarrjes në nivel lokal dhe konstituimin e komunave konform standardeve të legjislacionit për vetëqeverisje lokale;
3)Forcimit të kapaciteteve të komunave në ofrimin e shërbimeve për qytetarë përmes zbatimit të skemës së granteve stimuluese dhe intensifikimit të programeve të bashkëpunimit ndërkmounal;
4)Forcimit të administratës komunale përmes zhvillimit të programeve të veçanta për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut;

Lidhur me këtë, Ministri Todosijevic theksoi se të gjitha aktivitetet e zhvilluara janë bazuar në këto 4 objektiva kryesore, për të cilat shkalla e përmbushjes sipas vlerësimeve të zyrës së kryeministrit është 93%, një vlerësim shumë pozitiv që deri në fund të vitit do arrij në vlerën e plotë të realizimit.

Në emër të Asociacionit të Komunave të Kosovës foli z. Xhafer Gashi, Kryetar i Komunës së Obiliqit i cili e vlerësoi pozitivisht këtë ngjarje për shkak se këto takime mundësojnë koordinimin më të mirë dhe fuqizojnë bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet nivelit qendror dhe lokal.

Zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike z.Bujar Nerjovaj prezantoi ndryshimet e bëra në tre ligjet bazike, Ligjin për Administratë Shtetërore, Ligjin për Funksionarët Publik dhe Ligji për Paga.

Ky takim është duke vazhduar punimet, ku në pjesën e pasdites parashihet të prezantohen, roli i komunave në procesin e integrimit evropian, adresimi i rekomandimeve nga Raporti i KE-së për Kosovën 2018, përfaqësimin dhe rolin e komuniteteve pakicë në komuna, çështjet mjedisore dhe ligjshmëria e akteve komunale, skemat e granteve në sektorin e bujqësisë, sistemin e matjes së performancës komunale dhe skema e granteve të performancës, si dhe projektet dhe mundësitë e bashkëpunimit me donatorët.

Gjithashtu, në përmbyllje të takimit do të nxirren konkluzionet të cilat do të shndërrohen në rekomandime për zbatim.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors