Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, me datë 22 nëntor 2017 në Prishtinë, kanë organizuar punëtorinë e përbashkët lidhur me “Monitorimin e mekanizmave komunal për përputhshmërinë ligjore”. Në këtë punëtori morën pjesë udhëheqës të departamenteve të MAPL, zyrtar/e nga MAPL dhe përfaqësues nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Në kuadër të kësaj punëtorie u prezantuan temat që kanë të bëjnë me: Monitorimin e komunave dhe mekanizmave lokal për komunitete, procesi i monitorimit të konstituimit të organeve të reja pas zgjedhjeve lokale, si dhe pika e fundit ishte edhe ri-organizimi i MAPL-së pas zhvillimeve të fundit dhe kalimit të një divizioni të MAPL-së në ministrinë e re.
Kjo punëtori është seri e punëtorive të tjera të organizuara nga MAPL dhe OSBE, qëllimi i së cilës ishte që të diskutohej për temat e cekura më lartë. Gjatë punëtorisë, pati diskutime të frytshme dhe si përfundim u theksua se janë të nevojshme organizimi i punëtorive të tilla me qëllim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim avancimin e mëtutjeshëm të vetëqeverisjes lokale në Kosovë.